Shpëtim Idrizi: Fitorja fillon nga Vlora – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Fitorja fillon nga Vlora

22:20 | 05/03/2017
në Shqiperi
0

Fundjava e Shpëtim Idrizit ka qenë ajo e takimeve në Qarkun e Vlorës. Pikërisht, në qytetin e flamurit, kreu i PDIU-së është ndalur me strukturat e partisë së tij.

Idrizi është shprehur se gjithë faktori politik shqiptar duhet të ketë një agjendë të vetme për integrimin në Europë, ndaj duhet një Pakt Kombëtar që të përfshijë reformën në drejtësi dhe integrimin.

Ai është ndalur në këtë takim tek rinia shqiptare duke thënë se PDIU duhet të përfaqësojë rininë, vlerat e saj të vërteta dhe patriotike, në mënyrë që e ardhmja mos të bjerë pre e vesit si kumari apo plot të tjera.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ai kujtoi se PDIU si parti parlamentare prej 12 vjetësh, është duke prishur ujrat e kentës politike të krijuar gjithë këto kohë. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është një kombëtare në rritje, e konsoliduar si parti e të gjithë shqiptarëve.

Duke u ndalur tek Çështja Çame, ai u shpreh se më në fund u respektuanët të rënët në varrezat e Kllogjerit, por kaq nuk mjafton. Falë këmbënguljes së PDIU, tani të gjitha partitë e tjera politike kanë përfshirë në program Çështjen e Çamërisë. Ai ka shprehur edhe një herë mirënjohjen ndaj Shoqatës Patriotike “Çamëria”, sepse ajo fillesa e sakrificës politike për Çështjen Çame, e cila sot ka mbërritur deri në Bashkimin Europian.

Sipas Shpëtim Idrizit, çamët nuk po kërkojnë vetëm pronat e tyre, por kërkojnë atdheun e të parëve.

“Për t’i dhënë drejtësi Çështjes Çame nuk është rastësi që Brukseli po diskuton hapur Çështjen Çame, mbi të gjitha si një çështje e të drejtave të njeriut. Është e pakuptimtë që sot ne, ende nuk lejohemi të hyjmë në Greqi, vetëm pse kemi lindur në vendin e quajtur Çamëri”, u shpreh nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë. Ai shtoi se kjo çështje po ndiqet nga një studio britanike. Më tej u shpreh se i kupton goditjet poshtë brezit ndaj PDIU-së, sepse këto sulme mbështeten nga Athina.

“Çamët janë antikomunistë, nuk janë as të majtë, as të djathtë. Ne kemi marrë nisma për hapjen e dosjeve, për heqjen e medaljeve të kohës së komunizmit që janë akoma dhe sot. Ne jemi një parti kombëtare, ndaj ftoj patriotët e mi vlonjatë, se do të jenë shumë më mirë në shtëpinë e tyre se kudo tjetër për të luftuar për kauzat tona të përbashkëta kombëtare. Nëse do të niseshim nga marrëveshja me qeverinë, sot nuk duhet të ishim në këtë koalicion, pasi as 1% e saj nuk është zbatuar, por PDIU është këtu për çështjet kombëtare”, tha Shpëtim Idrizi në Vlorë.

Etiketa: fundjavaintegrimikëneta e politikësPakt KombëtarPDIUQarku i Vlorësreforma ne drejtesishoqata patriotike “Çamëria”Shpetim Idrizi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Plintat e hekurit tek godina e periudhës osmane. A ka dëmtime? Ja çfarë thotë arkeologu (film)

Plintat e hekurit tek godina e periudhës osmane. A ka dëmtime? Ja çfarë thotë arkeologu (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com