Policia e Lezhës jep detaje për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku në portën e banesës së një efektivi të policisë rrugore u vendos tritol.
Sipas policisë, në fshatin Manati, në portën e oborrit të banesës së Zef Kolës, rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.