Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shoku Edi merr vesh nga të gjitha, porsi shoku Veri

Nga 27.al 0

Dikur shoku Enver i dinte të gjitha. Ai merrte vesh nga lufta e kllasave, lufta partizane, ishte fillozof si klasiku i pestë pas Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit.

Por, shoku Enver merrte më së shumti vesh nga zejtaria, industria e rëndë, nafta, ndërtimtaria, ushtria, bunkerët, patatja që ishte edhe bukë, edhe gjellë.

Në çdo libër të inxhinierisë, arkitekturës apo shkencave ekzakte do të gjeje një kapitull se çfarë thotë partia për këtë lëmë të jetës, mbi të gjitha plot me citate të shokut Enver për shkëncën përkatëse.

Ja kështu e nderoi vendin shoku Veri me Metalurgjikun apo stërvitjet ushtarake.

Tani, vendin e tij e ka zënë sulltoni, i cili merr vesh nga mjeksia, kur thotë që do i fusë mjekët në burg, nga ushqimi, kur flet për abuzuesit që do të shkojnë në burg, për bujqit që do shkojnë në burg, sepse ai ua njeh hilet e pesticideve. Por, pikën më të fortë e ka në urbanistikë dhe beton. Pasi e varrosi qytetin e vjetër të Durrësit prej Velierës, ide e tij origjinale e krrier me vizatime në mbledhje qeverie, radhën e kishte Vlora. Ja ku e vizatoi pedonalen e qytetit që e kishte zili mbarë bota, e ndërtoi, vuri stolat smart dhe në fund e shndërroi në Venedik si e tregojnë dhe fotot.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej