• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa miliona euro na kushton tuiteri i Ramës?

01:16 | 25/07/2016
në Opinion
1

Nga Blendi Fevziu

Mjaftoi një postim në tuiter i kryeministrit Rama që administrata shtetërore shqiptare të mësojë se ditën e hënë, në datë 25 Korrik do të jetë një ditë pushimi. Nuk është dëgjuar deri me sot, që një postim në rrjetet sociale të ketë vlerën e një vendimi zyrtar shtetëror. Kryeministri nuk sqaronte as cili organ e merrte këtë vendim, as me çfarë numër shkrese dhe protokolli, por sqaronte se dita e pushimit, ishte njëkohësisht një ditë feste për kalimin e reformës në drejtësi! Padyshim që reforma në drejtësi ishte një moment i rëndësishëm për politikën shqiptare. Shpresohet që të jetë një moment kthese në shtetin e së drejtës dhe në respektimin e ligjit. Por nëse kryeministri ishte kaq entuziast për këtë, ai mund të ftonte kë të donte dhe të festonte në Kryeministri, në shesh, në ndonjë lokal apo po të donte dhe në shtëpi. Ai mund të festonte me partinë e tij, me partinë e Ilir Metës e po të donte edhe me Lulzim Bashën, meqë reforma kaloi me 140 vota, por kreu i qeverisë nuk mund të merrte një vendim personal, i cili implikon administratën dhe vështirëson jetën e të gjithë shqiptarëve. Thënë ndryshe, të hënën asnjë shqiptar nuk mund të trokasë në dyert e administratës për të zgjidhur problemet e përditshme. Do jenë mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jenë mbyllur zyrat që japin pasaportat, do jenë mbyllur hipotekat, do jenë mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato të pagesave të tjera. Do jenë të gjithë në plazh, duke festuar reformën në drejtësi dhe duke i kushtuar shtetit, me thjesht’ një tuiter të Kryeministrit disa miliona euro. Veç problemeve që do ndeshin qytetarët, postimi i kryeministrit do t’i sjellë vendit edhe një kosto prej disa miliona eurosh. Nëse i referohesh fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore për administratën shtetërore qendrore ai është 5.8 miliardë lekë në muaj. Duke e pjestuar me 22 ditë pune, i bie që shteti paguan per administraten 2.6 milion euro ne ditë. Dhe kjo vetëm qendrorja. Po t’i shtosh edhe gjysmën e kësaj që paguhet për administraten lokale, i bie që qeveria të paguajë nga paratë e taksapaguesve plot 4 milionë euro vetëm paga, për një punë të pakryer. Ky është një dëm i pastër ekonomik, pasi me një urdhër administrativ dilet mbi detyrimet ligjore kontraktuale të marrëdhënies punëmarrës-punëdhënës. Një marrëdhënie që përcakton se për të përfituar pagë, duhet të ofrosh shërbimet e përcaktuara në kontratë. Këto shërbime tashmë janë anulluar me tuiter dhe shqiptaret do paguajnë disa milionë euro, sepse kryeministri ka vendosur të festojë.
Nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kërkonte një shkelje të pastër dhe një dëm ekonomik të mirëfilltë mund ta niste këtu.
Dhe e fundit, shteti nuk është një çiflig privat që punon, kur do pronari dhe pushon, kur ai nuk ka më qejf. Në shtet marrëdhëniet e punës i përcakton Kushtetuta, Kodi i Punës dhe shumë ligje të tjera dhe jo humori i kujtdoqoftë.
Ndaj të hënën do të jemi pushim, sepse kështu na u tha në tuiter dhe do të punojnë vetëm deputetët, pikërisht ata që votuan reformën në drejtësi dhe që me sa duket, nuk varen dot nga tuiteri i kryeministrit!

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

/opinion.al/

Etiketa: blendi fevziuIlir MetaKodi i PunësKontrolli i Lartë i ShtetitKryeministri Edi RamaKushtetutaLulzim Basha

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para

Në Patos burri vret gruan me thikë pas sherrit në shtëpi

Comments 1

  1. Kola says:
    7 vjet më parë

    Sado qe te kushtoje, te siguroj se nuk kushton me shume se sarajet e Vicidoli o kokek… Per to s’gxove te ndiheshe ndonjehere ti by…lepires i qelbur qe guxon te besh parimorin.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

16:03 | 23/03/2023
Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

15:57 | 23/03/2023
Rama ka gjithnjë dikë që… –

Rama ka gjithnjë dikë që… –

15:53 | 23/03/2023
Kampionët do ndeshen në Bangkok –

Kampionët do ndeshen në Bangkok –

15:47 | 23/03/2023
Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

15:41 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –
  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –
  • Rama ka gjithnjë dikë që… –
  • Kampionët do ndeshen në Bangkok –
  • Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –
  • Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –
  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com