Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rrëzohet dekreti i Presidentit për Vettingun në polici

Nga Klodiana 0

Gjatë seancës së sotme plenare është rrëzuar me 79 vota kundër dekreti i Presidentit Ilir Meta për vettingun në polici.

Më herët Lleshaj u kërkoi nga foltorja e Kuvendit deputetëve të rrëzojnë dekretin e presidentit Ilir Meta nëse duan vërtet vetting në radhët e policisë.

“Vettingun do ishte mirë ta kryente SHCBA. Ka nevojë të rregullojmë SHCBA, jo të krijojmë struktura ekstra. Edhe të jashtmit, kush i garanton që kanë certifikatë ndershmërie. Ju ftoj ta rrëzoni dekretin e presidentit nëse jeni për vettingun”, tha Lleshaj.

Ndërsa në dekretin e Metës shkruhej se:

“Nga shqyrtimi i ligjit nr. 20/2019, konstatohet se ky ligj cenon parimet dhe standardet e vendosura në ligjin ekzistues nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, shkruhej në dekretin e Metës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej