Referendumi i Ramës si 26 maji i Berishës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Referendumi i Ramës si 26 maji i Berishës

10:21 | 14/04/2016
në Uncategorized
0

Nga: Luljeta Progni

Referendumi i 9 prillit do të mbetet si një ndër ngjarjet më të turpshme të historisë së partive politike në Shqipëri. E ngjashme për nga imazhi me zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996. Referendumi i manipulua dhe tashmë ky është fakt. Janë publikuar prova të pakundërshtueshme nga emisioni “Stop” në TV Klan. Provat flasin për mbushje të kutive të votimit, ndërsa një person voton më shumë se një herë. Kjo ka ndodhur dhe më 26 maj 1996, kur socialistët u tërhoqën nga procesi i votimit dhe demokratët mbushën kutitë e votimit siç ua deshi qejfi. Njësoj si referendum i PS-së edhe zgjedhjet e 26 majit patën një rezultat plebishitar në favor të më të fortit.

Do të mbetet turpi i Edi Ramës dhe i PS-së ky referendum edhe për mënyrën se si u vendos të zhvillohej.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në krye duhet thënë, Rama iu tremb garës në PS dhe këtë e ka faktuar referendumi dhe të gjitha provat që dëshmojnë për manipulimin e këtij procesi. Rama pati frikë të përballet me Blushin jo se mund të humbiste garën, por se do të kishte një numër votuesish, të cilët nuk e legjitimonin dot qëndrimin e tij në krye të Partisë Socialiste. Argumenti i parë i Ramës kundër garës në Partinë Socialiste ishte që ishte rikonfirmuar në krye të PS-së për shkak të fitores në dy palë zgjedhje. Ndërkohë që argumenti plotësohej me justifikimin që partia nuk ka pse të harxhojë kohë e energji, por dhe financa për të organizuar një proces zgjedhor të panevojshëm dhe që rezultati i tij dihej. Në fakt, këto argumente të kryeministrit kanë rënë, sepse partia hyri në votim, u harxhua kohë, nerva, energji e financa për të kryer një proces që do të jetë një vulë tjetër turpi në historinë e kësaj partie.

Do të mbetet i tillë, sepse provat e pakundërshtueshme konfirmojnë dy fakte. E para se të gjithë ishin urdhëruar të votonin një “Po” për një pyetje, kuptimi i së cilës nuk dihej pasi kështu thanë ata socialistë që votuan. “Na thanë votoni PO”. E dyta se një socialist ka votuar më shumë se një herë që do të thotë se rezultati i pjesëmarrjes së socialistëve në referendum është manipuluar. E treta se votuan njerëz që nuk ishin anëtarë të PS-së.

Ben Blushi e ka denoncuar një gjë të tillë qysh herët, ndaj dhe Rama nuk guxoi të përballet në një garë për postin e kryetarit. Ai do të përballej me një përqindje të vogël të votave socialiste në favor të tij, megjithëse garën me Blushin do ta ftonte në çdo rast.

Problemi nuk është se çfarë bëjnë socialistët me punët e tyre të brendshme. Problem është se referendumi i PS-së rikonfirmoi standartet e zgjedhjeve në Shqipëri,  manipulimin. Cila është garancia që na jep kryeministri se do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike ashtu siç pati premtuar kur ishte në opozitë? Tashmë nuk ka më asnjë garanci. Me Ramën, Shqipëria i ka humbur të gjithë shanset për të zhvilluar zgjedhje demokratike.

Pas ngjashmërisë së referendumit të PS-së me zgjedhjet e 26 majit, ai që mbetet për t’u parë është reagimi i socialistëve. A do të kemi ngjashmëri me reagimin e shqiptarëve pas zgjedhjeve të 26 majit, ku revolta popullore që pasoi, rrëzoi Berishën? Në PS ka shumë pak gjasa të ndodhë kjo. Arsyeja: të gjithë senatorët e PS-së janë nënështruar para autoritarizimit të kryetarit të partisë së tyre.

Etiketa: Ben Blushiedi ramaPSreferendumi i 9 prillitSali Berishazgjehdjete 26 majit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Çfarë po ndodh me domatet shqiptare?!

Çfarë po ndodh me domatet shqiptare?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

09:20 | 15/12/2025
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

08:46 | 15/12/2025
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

08:34 | 15/12/2025
Saga e hetimit pasuror, si shpëtoi nga konfiskimi biznesi i ndërtimit i Ben Qimes –

Saga e hetimit pasuror, si shpëtoi nga konfiskimi biznesi i ndërtimit i Ben Qimes –

08:30 | 15/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 15 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:16 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –
  • Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –
  • Saga e hetimit pasuror, si shpëtoi nga konfiskimi biznesi i ndërtimit i Ben Qimes –
  • Këmbimi valutor 15 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com