Rama u pret shpresat: Do kthejmë vetëm ata që kanë mbetur rrugëve, që janë në pikë të hallit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama u pret shpresat: Do kthejmë vetëm ata që kanë mbetur rrugëve, që janë në pikë të hallit

13:14 | 29/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga vendet e tjera, do të kthehen vetëm shqiptarët që kanë mbetur rrugëve, dhe në pamundësi reale për të përballuar qoftë edhe një ditë më shumë në vendet ku kanë mbetur.

Kreu i qeverisë shton se të gjithë personat që janë kthyer janë të detyruar që të qendrojnë në karantinë, dhe do tiu publikohen dhe emrat, që në rast se urdhëri shkelet, personat që i njohin t’iu qendrojnë larg.

Postimi i plotë i Ramës:

Read more

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

SQARIMI I FUNDIT për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se NUK DO TË RIATDHESOJMË NË MASË BASHKËQYTETARË JASHTË KUFIJVE:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe MISIONET TONA TË RIATDHESIMIT (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) DO TË KTHEJNË NË ATDHE VETËM NJË NUMËR TË KUFIZUAR PERSONASH, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar.

Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës!

Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi.

#mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!

Etiketa: COVID-19KoronavirusiKryeministri Edi Ramariatdhesimshqiptare

Të Lidhura

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Para
Koronavirusi në SHBA tejkalon rastet e Kinës dhe Italisë, Trump “tërheq” fjalët ofenduese

Koronavirusi në Spanjë/ Numër rekord viktimash vetëm në 24 orë, merren masa emergjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com