Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Rama po plaçkit gjithë vendin”, Basha nga Kurbini: Ja nga se po vjen varfëria

Nga Klodiana 0

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vjen për shkak të grabitjes që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama dhe një grup hajdutësh.

Gjatë një takimi në Kurbin, Basha u shprehu demokratëve mirënjohjen që bashkë me qytetarët e tjerë, u bënë pjesë e refuzimit më 30 Qershor, duke krijuar shumicën absolute “Rama ik”.

“Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë. Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse. 1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.”- argumentoi kreu i opozitës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej