• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qé se ç’ka të duhej në Shkodër zoti Rama!

10:47 | 03/09/2016
në Opinion
1

Nga Luljeta Progni

“Për me sundue një shtet nuk është mjaft dhepnija, dredhia, intriga, batakçillëku, tradhëtia. Duhet nder, dije, urti e burrni. Qé se ç’ka duhet…”.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Është një citim i At Gjergj Fishtës i përdorur nga zoti Rama më 21 qershor 2013 në Shkodër. Ishte nata e fundit e fushatës së Rilindjes për zgjedhjet e 23 qershorit, kur Rama po kërkonte votën e Shkodrës e gjithë Shqipërisë për të qeverisur vendin, “pa dredhi, pa intriga, pa dhelpni, e pa  tradhëti”.

Edi Rama, lideri i atëhershëm i opozitës, u shfaq si me magji në podiumin e lartë në mes të Shkodrës, ku përmes një fjalimi emocionues, përfshiu prejardhjen e tij nga ai qytet, citoi Fishtën e foli në dialektin shkodran me gjithë respektin e madh për atë krahinë.

“Shkodra është vendi ku lindi gjyshja që i dha fëmijërisë time jehonën e kambanave të kishës dhe aromën e librave të shenjtë… . Është koha të vendosim me votë çfarë jena: robër të rrënimit apo qytetarë të Rilindjes. Tregojeni pra më 23 qershor se kush jena”, tha ndër të tjera, Rama në atë fjalim.

Bashkë me Rilindjen e Ilir Metën, Rama i fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Fitoi shumë vota edhe në Shkodër, shumë më shumë se në zgjedhjet e mëparshme. Shkodra ia dha mundësinë Ramës të qeveriste me nder, dije, urti  e burrni.

Se sa u përshfaqën këto virtyte në qeverisjen e Shkodrës dhe shumicës së Shqipërisë, tashmë dihet, sepse ka statistika dhe bilance ngjarjesh që rrëzojnë tërësisht propagandën e kryeministrit.

Sot, tri vite pasi Rama u ul në karrigen e kryeministrit nuk ka shumë për t’u mburrur. Raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për punësimin, për mirëqënie, për klimën e biznesit, për lirinë e medias, për nivelin e demokracisë dhe në krye të listës për shifrat e larta të varfërisë e të korrupsionit.

Këtë bilanc negativ, zoti Rama e krerët e tjerë të kësaj shumice po përpiqen ta mbulojnë me zhurmën e madhe që u bë gjatë gjithë këtij viti, për reformën në drejtësi. Në të vërtetë reforma në drejtësi u realizua me këmbënguljen e ndërkombëtareve dhe politika shqiptare në tërësi, ka shumë pak për t’u mburrur për meritat e miratimit të saj.

Nëse i kthehemi sërish fjalisë së cituar nga Fishta, ky bilanc negativ i qeverisjes tregohet në pjesën e parë, atë ç’ka nuk duhet për të qeverisur një vend: dhelpni, dredhi, intrigë, batakçillëk, tradhëti. Këtë e dinë mirë shkodranët dhe gjithë Shqipëria. E di edhe vetë zoti Rama. Ndaj dhe dje, kur u përball me kryebashkiaken e Shkodres, zonjën Voltana Ademi, do të kishte qenë më mirë ta kursente arrogancën e prepotencën e të rrinte kokëulur përpara kamerave për t’i kërkuar ndjesë Shkodrës, pikërisht për atë që bëri e nuk bëri, për ato çfarë i kishte premtuar atij qyteti.

Në përballjen me zonjën Ademi, Edi Rama u shfaq në të kundërtën e asaj çfarë kishte cituar në Shkodër më 21 qershor. U mundua ta përqeshë e ta tallë, po gegnisht. Ndërsa zonja Ademi, për hir të së vërtetës u shfaq dinjitoze në lartësinë e detyrës që mban. Ajo i kujtoi kryeministrit se po kryen detyrën e saj në Shkodër, në funksion të qytetarëve, duke theksuar se shumë prej tyre, s’kanë bukë të hanë. Është tjetër çështje përdorimi i atyre që s’kanë bukë të hanë për qëllime politike, siç ndodh zakonisht, por ajo çfarë pamë e dëgjuam në atë bisedë të tensionuar mes tyre, ishte se arroganca e kryeministrit la shije shumë të hidhur përballë një kryetare bashkie. Nuk mjaftoi kjo, por kryeministri u tall edhe me gazetarët e mediave lokale të qytetit; përqeshi një gazetar, duke e korrigjuar në dialektin gegnisht.

Shkodranët kanë ditur t’i dallojnë më mirë se gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë atë çfarë nuk duhet të bëjë qeveria, sepse kanë dhënë prova me votën e tyre, kur kanë rrëzuar Partinë Demokratike. E kanë rrëzuar, edhe pse kjo parti ka pasur mbështetje absolute në atë qytet, duke shfrytëzuar antikomunizimin që karakterizon Shkodrën.

Në Shkodër duhej më shumë përulje nga ana e kryeministrit e më pak arrogancë. “Qé pra ç’ka duhej”, do të thoshte vetë Rama para tre vitesh.

Etiketa: At Gjergj Fishtabatakçillëkdhelpnidredhiedi ramaintrigëLuljeta ProgniRilindjatradhëtiVoltana Ademi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
O sot, o kurrë, të iki kush është “burrë”!

O sot, o kurrë, të iki kush është "burrë"!

Comments 1

  1. Ela says:
    7 vjet më parë

    Edukata nuk ka pse te humb ne Shkoder, vetem per t’i bere qejfin PD-se!!!
    Gazetari nuk u perqesh per gegnishten por per injorancen e tij sepse fjala “makth” thuhet vec ashtu e jo ndryshe. “Mankth” nuk eshte fjale !!!
    Shkodra e ka prit pa durim stadiumin e ri e nuk ka mundesi qe t’i gezohet deklaratave te kryetares se nuk po deshironte me prish dy shtepi pa leje. Thoni te kujt jane e do dale se ku qendron mosdashja e saj per te prishur ndertimet!!!
    Mosmirenjohja nuk eshte vlere per Shkodranet por eshte pikerisht shfaqja e tendences tuaj per perdhosjen e cdo gjeje te mire qe ben kjo qeveri dhe KM Rama per Shkodren. Turp!!!
    Pyetini Shkodren nese e deshen stadiumin dhe prishjen e ndertimeve qe e shemtojne dhe pengojne veprimtarine normale te tij.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Borrell kritikon ashpër vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi –

Borrell kritikon ashpër vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi –

18:06 | 26/03/2023
Grubjeshiç: “Propozimi” do të lehtësonte integrimin e Kosovës në NATO

Grubjeshiç: “Propozimi” do të lehtësonte integrimin e Kosovës në NATO

17:58 | 26/03/2023
Sylvinho fiton zemrat e tifozëve kuq e zi, ja vendimi që ka marrë –

Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –

17:48 | 26/03/2023

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

17:40 | 26/03/2023
Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

17:36 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Borrell kritikon ashpër vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi –
  • Grubjeshiç: “Propozimi” do të lehtësonte integrimin e Kosovës në NATO
  • Sylvinho i bindur se do të jetë një ndeshje shumë e bukur –
  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –
  • Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –
  • Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Borrell kritikon ashpër vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi –
  • Grubjeshiç: “Propozimi” do të lehtësonte integrimin e Kosovës në NATO

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com