Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pyeta nxënësit “Ç’është atdheu për ju?” Për mua është t’i hipësh kamionëve për Angli ose maleve për Greqi

Nga Media 0

Nga Namir Lapardhaja

Pyeta nxënësit “Ç’është atdheu për ju?”

Përgjigjjet e tyre:

Silvana: Atdheu është djepi i lindjes, shtëpia e arritjes dhe varri i të vdekurit.

Ersjona: N.q.s do të kisha pasur fatin të lindja dhe të jetoja në një vend tjetër brenda apo jashtë kufijve europiane, atëherë mund të thoja se atdheu është gjithçka, por, meqë kam pasur fatin e keq të lindja në Shqipëri, atëherë po them se atdheu për mua është një copë toke ku jam detyruar të jetoj dhe të punoj fort për t’u larguar sa më shpejt prej tij.

Thanas: Atdheu është shtëpia jonë, identiteti ynë. Ai na jep emrin shqiptar. Pavarësisht të mirave dhe të këqijave, atdheun ta duam dhe të kontribuojmë sado pak me punën tonë. Çdo gjë e mirë është kontribut ndaj vendit ku jetojmë.

Pa emër: Atdheu për mua është t’i hipësh kamionëve për në Angli ose maleve për në Greqi. (P:S – Me pak fjalë, vërtet është atdheu vendi ku kemi lindur, por nuk është vendi ku do jetoja)

Pa emër: Atdheu është vendi ku kemi lindur dhe do të vdesim.

Inesa: Atdheu është ajo drita në errësirën e natës.

Renato: Atdheu është për mua vendi i cili fatkeqësisht na e ka dhuruar Zoti por jemi të detyruar dhe me një fare mënyre kemi një dëshire të brendshme për të kur luan kombëtarja (Nuk jam ironik!)

Ilva: Për mua atdheu është vendi në të cilin vështirësi të ndryshme na detyrojnë të jetojmë.

Kristel: Atdheu është dashuria për vendin ku kam lindur dhe jetoj. Identiteti dhe dëshira për të kontribuar për të duke e përmirësuar sadopak.

Megi: Atdheu është toka ku ne kemi lindur, ku flasim të njëjtën gjuhë dhe vendi ku nuk duam të jetojmë.

Anxhelina: Atdheu im për mua është vendi që nuk dua të ndërroj me asnjë tjetër. Pasi nuk ke për të gjetur asnjë si vendi yt.

Pa emër: Vendi më i mallkuar për ne.

Pa emër: Atdheu është vendi ku ne lindim, jetojmë dhe vdesim.

Pa emër: Atdheu është origjina jonë.

Florinda: Atdheu është vendi ku kemi lindur pa zgjedhjen tonë, por që përpiqemi të rritemi e të zhvillohemi me deshirën tonë. Atdheu është shtëpi ku gjej ngrohtësinë e personave të mi të dashur.

Era: Atdheu është vendlindja ime. Ai që na përfaqëson ne si individ në çdo aspekt.

Lorena: Atdheu është fatkeqësia jonë që jetojmë këtu.

Eoklida: Atdheu për mua është gjithçka që unë jam.

Lulëzime: Atdheu për mua është vendi ku kam lindur e jetoj, është origjina e jetës sime.

Andrea: Atdheu është gjëja më e shtrenjtë që unë kam.

Vasil: Atdheu ynë është vendi ku askush nuk do të donte të jetonte. Thjesht mjerim.

Olgert: Atdheu është një copë toke ku të gjithë përrreth flasin gjuhën që flet ti.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej