• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS dhe LSI mashtroi maturantët

22:30 | 07/09/2016
në Uncategorized
0
Maturante te shkolles Petro Nini Luarasi ne kryeqytet, duke dale nga provimi i matures i sezonit te vjeshtes./r/n/r/nGraduates of Petro Nini Luarasi school in the capital, leave tests matures of autumn season .

Maturante te shkolles Petro Nini Luarasi ne kryeqytet, duke dale nga provimi i matures i sezonit te vjeshtes./r/n/r/nGraduates of Petro Nini Luarasi school in the capital, leave tests matures of autumn season .

Nga Marjon Gorica

Zot fali, degjeneruan sistemin arsimor të këtij vendi! Fatkeqësia më e madhe e një vendi është kur reformat i bëjnë militantët dhe jo ekspertët. Çfarë bëri rilindja? Vetë nga emri nuk mori asgjë prej atyre që u quajtën rilindas, madje për më tepër degjeneruan dhe emrin e tyre. Fundja ky sistem qeverisës nuk duhet ta kishte këtë përkufizim. Bazohem tek rilindasit, bazohem tek ata të që luftuan me pushkë e penë për këtë vend, për këtë gjuhë. I referohem atyre, të cilët u vranë vetëm e vetëm që këtij vendi t’i shtohej dituria, të ngriheshin shkolla e mbi të gjitha të mbizotëronte gjuha shqipe. Sot, për fat të keq, teksa kontaktoja me të rinjë, ndër ta shihja zhgënjimin e maturantëve. Shihja sesi një numër i lartë i tyre kishin mbetur pa shkolla, të demoralizuar dhe pa pikë shprese. Ndjeva keq ardhje jo vetëm për ta, por për të gjithë këtë vend. Ndërmend më erdhi Kostandin Kristoforidhi, Naimi, Samiu, Luigj Gurakuqi, Naum Veqilharxhi e shumë e shumë të tjerë. Ata humbën sot, humbën së bashku me mijëra studentë. E nëse do të dinin se çfarë bëhej në këtë vend ata do të mallkonin veten. Luftuan për dije, luftuan t’iu japin sikurse dhe dy klasë shkollë çdo të riu, vetëm e vetëm që ky vend të arsimohej. Por, çfarë po ndodh sot? Është skandal, është mjerim, është turp! Po na përbuzin e po na shkelin. Sot degjeneruan sistemin arsimor, sot na shkelën aty ku dhemb më shumë. Sot, demoralizuan rininë, ata të rinj që me shpresë e ëndërr presin të ndjekin një shkollë e nesër të bëhen dikush. Meritokracia humbi, ajo ra në humnerën dhe llumin e kësaj politike barbare, e cila po dështon çdo ditë e më tepër. Prej vitesh shkruaj për arsimin, luftoj për të, mendoja që një ditë ky vend do ishte ndryshe, një ditë ky vend do të kishte një arsim si çdo shtet tjetër i Europës perëndimore. Ne po i largohemi çdo ditë e më shumë Europës duke eksperimentuar dhe këto eksperimente vijnë gjithnjë e në dështim për arsyen dhe faktin e vetëm, sepse administrata shtetërore nuk ka specialistë për të bërë reforma. Reformën nuk mundet ta bëjnë militantët e partive në pushtet, por ata të cilët janë vërtetë të specializuar dhe kanë dekada eksperiencë në arsim apo në çdo fushtë tjetër. Ku është Lindita Nikolla, kjo mësuese mësuese me eksperiencë, por jo për ministre e këtillë?! Ku është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në fushatën e 2011, pikërisht atëherë kur këta maturantë nisën gjimnazin, premtuan unifikim të maturës shtetërore në dobi të nxënsve? Çfarë fituan nxënësit? Përse askush sot nuk del të japë shpjegime sesi dështoi ky sistem arsimor? Ç’do të bëhet me fatin e këtyre të rinjve, të cilët kanë 12 vite që luftojnë që t’i sjellin këtij vendi vërtetë ata profesionistë të mirëarsimuar? Janë pikërisht këta mijëra të rinj që sot janë hedhur në rrugë duke u larguar nga dija dhe meritat që kanë. Janë pikërisht këta të rinj, të cilëve do t’ju kërkoni votat, por për çfarë t’ju votojnë? Që i rrënuat, i mashtruat? Nuk ju dhatë shkollë? I bëtë klientë të universiteteve private?

Lexo edhe

“Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –

‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

Zot fali!. Sot të gjithë ndihemi fatkeq. Prandaj t’i japim mbështetje këtyre të rinjve dhe t’i tregojmë këtij shteti që dija nuk mohohet dhe e drejta do të mbizotërojë.

Është koha që militantizmi të largohet nga arsimi!

Etiketa: Kostandin KristoforidhiLindita NikollaLSIMarjon GoricamaturantetNaum VeqilharxhinxenesitPSRilindjasistemi arsimor

Të Lidhura

Shenjat më të favorizuara –

“Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –

nga 27
17:21 | 31/03/2023
0

Astrologu Jorgo Pulla i ftuar në Euronews Albania ka bërë parashikimin e muajit prill, ai ka thënë se në këtë...

‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

nga 27
17:15 | 31/03/2023
0

Enkelejd Alibeaj i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, pas akuzave të ashpra të këtij të fundit. Berisha tha se Alibeaj...

A do të ketë reshje? Ja parashikimi i motit për sot

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

nga 27
17:09 | 31/03/2023
0

Moti për fundjavën pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme...

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

nga 27
16:59 | 31/03/2023
0

Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit ditën e nesërme teksa do të përballet me Teutën në ndeshjen e vlefshme për...

Para
Balaj + Balaj = Dy Balaj

Balaj + Balaj = Dy Balaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shenjat më të favorizuara –

“Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –

17:21 | 31/03/2023
‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

17:15 | 31/03/2023
A do të ketë reshje? Ja parashikimi i motit për sot

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

17:09 | 31/03/2023
Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

16:59 | 31/03/2023
lajmi fundit

U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti

16:55 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • “Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –
  • ‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –
  • Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –
  • Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –
  • U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti
  • Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –
  • ‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com