Protesta opozitare/ Basha: Jemi më shumë se me 18 shkurt, Gjykatë popullore për Ramën (Live) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta opozitare/ Basha: Jemi më shumë se me 18 shkurt, Gjykatë popullore për Ramën (Live)

13:15 | 27/01/2018
në Uncategorized
0

Protestues nga e gjithë Shqipëria janë grumbulluar pranë Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama.

Të udhëhequr nga kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi qytetarët me pankarta në duar dhe brohorima kanë startuar protestën.

12:15 Nis Protesta, ekzekutohet himni kombëtar

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

12:18 Fjala hapëse nga nënkryetari i PD Edmond Spaho:  “Ne protestojmë, pasi ekonomia është në krizë. Protestojmë për familjet që u është hequr buka e gojës. Të përndjekurve Rama u hoqi shpërblimet, por protestojmë edhe për pensionistët dhe cdo të ri. Ne protestojmë, pasi nuk e duam Shqipërinë mbretëri të krimit dhe të drogës. Ne duam Tahirin dhe Shullazët para ligjit.

12:21 Flet aktivisti i PS Agim Kaca: Jemi mbledhur në këtë bulevard për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, e përfaqësuar nga banda e Rilindjes. Por të gjithë ata, e bëjnë Edi Ramën të lig dhe të dobët. Unë sot si qytetar i zakonshëm i këtij vendi, i bëj një pyetje Edi Ramës: A është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në parlament? A është e vërtetë që e ke veshur krimin me pushtet?

12: 25 Flet Fatmir Mediu: Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër si Edi Rama. Ne e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, por sot kemi mbyllur çdo rrugë të të ardhmes tonë për shkjak të kësaj qeverie. A mund ta ulim kokën ne përbalklë përgjegjësisëq që kemi për fëmijët, familjet tona, përballë vendit tonë, përballë kombit tonë. Ne si shqiptarët duhet ta mbajmë kokën lart dhe duhet të ndryshojmë duke hedhur poshtë këtë të keqe që ka zaptuar vendin. Ky është fillimi i ndryshimit të madh, për largimin e kësaj qeverie.

12:35 Flet Dashamir Shehi: Nuk është intelektual ai që del tek ballkoni i shtëpisë për të parë se cfarë bëjnë të tjerët

12: 40 Flet Nard Ndoka: Rama jo që nuk Hapi 300 mijë vende pune, por dëboi nga Shqipëria 300 mijë votues jo të tij.

12:50 Flet Monika Kryemadhi:”I themi Edi Ramës se ne e duam Shqipërinë. Për të gjithë ju qytetarët që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të gjithë ju qindra dhe mnijëra shqiptarë që protestoni sot kundër një njeriu i cili është i vetëm. Për hërë të parë në këto 27 vite ka një politikan në Shqipëri që është vetëm.

Ai njeri urren vendin e tij, ai njeri nuk do flamurin tonë, por tallet me të. Ky njeri duhet të largohet një orë e më parë. Ky njeri i cili sot është vetëm, është vetëm sepse ai e di më mirë se kushdo tjhetër se çdo të htotë vetëm, i mbytur në zullumoin e tij ku nuk ka drejtësi, ambasadorë që ta shpëtojnë. Ky njeri duhet të kuptojë diçka, ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, ka harruar se ka 20 vcjet në pushtet, sa kanë të gjithë kryeministrat në 27 vjet në pushtet, ka gënjyer, ka mashtruar dhe sot bën njeriun e moralshëm.

Kërkoj falje për gabimin që kemi bërë duke i dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët. Më shumë se kurrë të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, për të gjihë ata që janë viktima të trafikut të drogës. 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Ora 13:00 Flet Dritan Zagani: Dua që krimi të mos jetë në krye të vendit tim
Në një video mesazh për protestën te Kryeministria, ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani i cili ndodhet azilant në Zvicër, thotë se kërkon të kthehet në Shqipëri.

Dritan Zagani thotë se prej 3 vitesh është në arrati i cili është ndëshkuar nga padrejtësia. “Jam detyruar të largohem nga Shqipëria. Dua të kthehem dhe do të kthehem, dua që krimi të mos jetë në krye të vendit tim”.

13:05 Flet Lulzim Basha: Mirë se keni ardhur për të marrë vendimin e madh të kësaj gjykate popullore për Edi Ramën dhe bandën e tij. Qindra shqiptarë janë në këtë shesh për të ndalur të keqen. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se 18 shkurt, por edhe ata që qëndruan larg e shohin që e keqja është e vërtetë, nuk ikën vetë dhe nuk ikën nëse nuk luftohet. E keqja nuk ikën nëse nuk bashkohemi të gjithë kundër saj. Ja ku jemi bashkuar sot. Mirë se keni  ardhur në këtë orë vendimtare të bashkimit të popullit kundëër së keqes. Në këtë shesh të historisë dhe të së ardhmes. Sot jemi bashkuar për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramën, ‘Rama ik’. Cdo e keqe, cdo hall dhe padrejtësi qëndron sot në Shqipëri, nga varfëria te papunësia. Të gjitha burojnë nga një e keqe e madhe.  Qeveria e paligjshme e votave të blera shkel dhe dhunuan të drejtat e njeriut, sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi.  Në emër të opozitës kërkoj largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Të krijohet qeveria anti-mafia dhe të cojë përpara reformën në drejtësi dhe të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme

https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/videos/1689359867798212/

Etiketa: Dashamir ShehiLulzim BashaMonika Kryemadhiopozitaprotestë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Berisha në protestë: Qeveria skelet ngordhësire për t’u hedhur në Lanë

Berisha në protestë: Qeveria skelet ngordhësire për t'u hedhur në Lanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com