Preshi shqiptar, vlerat e pazëvendësueshme për organizmin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Preshi shqiptar, vlerat e pazëvendësueshme për organizmin

15:36 | 29/12/2017
në Uncategorized
0

Vlerat e kesaj superperimeje janë të nënvlerësuara. Por padyshim i njihnin mirë Grekët e Lashtë, Romakët dhe Egjiptianët përshembull, që i jepnin preshit kredite për vlerat e tyre terapeutike.

Perandori romak Nero gjithashtu e pinte dëndur lëngun e preshit për të forcuar zërin.

Ndërkohë që ne shqiptarët, preshin e përdorim në shumë mënyra; të gatuar në supë, ashtu të gjallë apo në lakrorin karakteristik që njihet në botë për vulën e tij “Made in Albania”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Sepse preshi ka aq shumë të mira shëndetësore saqë nuk mund të injorohet.

Ato fillojnë që nga lehtësimi i dhembjeve të fytit, tek mbajtja larg e gurëve në veshka, deri te luftimi i qelizave të dëmshme, sa për të përmendur disa syresh.

Dhe padyshim ajo që është e mirë për shëndetin, shpesh ndodh të jetë e mirë edhe për biznesin.

Kështu thotë edhe Kujtim Lika, i cili e eksporton këtë perim në rajon.

“Preshi hyn padiskutim në familjen e perimeve për të cilat ka më shumë kërkesë”, thotë Lika. Ai e eksporton preshin shqiptar kryesisht në Poloni, Bullgari, Bosnjë Hercegovinë dhe Ukrahinë.

Preshi është shumë rezistent ndaj të ftohtit dhe ngricave.  Ai ka mundësi që të kultivohet deri nga fundi i muajit prill pothuajse në shumë zona të vendit.

Prodhimin më të madh e ka zona e Lezhës me 600 kv dhe Tirana me 300kv, duke u eksportuar përgjatë të gjithë dimrit dhe pranverës.

“Ne eksportojmë në të gjithë rajonin”, thotë Saimir Biti një tjetër eksportues duke pohuar se kërkesa për këtë perim ka ardhur në rritje.

“Do të thoja madje dhe më shumë se lulelakra, karrota apo kungulli. Gjatë kohës së komunizmit preshi ishte një nga perimet me prodhimtari dhe eksport të lartë.

Në Shqipëri një kilogram presh shitet me 40-50 lekë, ndërkohë që në Britaninë e Madhe përshembull çmimi shkon në 400 lekë për 400 gramë presh dhe në Shtetet e Bashkuara shifra mund të shkojë deri 1300 lekë për 1 kg.

Po, është kaq i shtrenjtë për shkak dhe të vlerave të mëdha që ka si perim.

Tretet shumë më shpejt se qepët dhe ka vlera laksative, antiseptike, diuretike dhe ndihmon kundër artritit.

Dhe nëse konsumohen rregullisht të ndihmon të jesh në formë dhe i shëndetshëm.

Shikoni se çfarë i bën preshi trupin tonë dhe do të fluturoni drejt tregut për ta blerë.

Ndihmon në funksionimin e mirë të veshkave

Duke qenë se preshi përmban 1/8 e e sasisë ditore të potasit që duhet të marrë një i rritur, inkurajon në funksionimin e mirë të veshkave duke shërbyer si diuretik.

Presh për një zemër të shëndetshme

Ngrënia e preshit ka treguar se ul kolesterolin e keq dhe në të njëjtën kohë rrit kolesterolin e mirë.

Kjo është shumë e rëndësishme për të parandaluar trashjen e pllakave të enëve të gjakut që gjenden në disa lloj sëmundjesh.

Nëse pllakat trashen shumë apo këputen ato mund të shkaktojnë atak kardiak ose hemoragji.

Perimet e familjes allium, ku përfshihet dhe preshi ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, një faktor tjetër që kontribuon në sëmundjet kardiake.

Për stabilizimin e sheqerit në gjak

Preshi është një burim shumë i mirë me manganez dhe vitaminë B6, vitaminë C, folat dhe hekur.

Të gjithë këto ushqyes veprojnë në trupin e njeriut duke stabilizuar sheqerin në gjak. Po ashtu duke ulur përthithjen e sheqerit nga trakti tretës.

I shkëlqyer dhe për nënat shtatëzëna

Preshi është një burim shumë i mirë me vitaminë B dhe folat. Folati është shumë i rëndësishëm për gratë shtatëzëna duke ulur rriskun për defektet e shtyllës kurrizore.

Një porcion me presh të gatuar përmban gati 1/3 e sasisë së folatit të rekomanduar për konsum nga një i rritur.

Për një dietë të shëndetshme

Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, duke qenë se ka pak kalori dhe është plot me vitamina e minerale.

http://agroweb.org/lajme/preshi-shqiptar-vlerat-e-pazevendesueshme-per-organizmin/

Etiketa: LezhepreshsëmundjeshqiptarTiraneveshkazemra

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Magjia e festave, dy qytete shqiptare “transferohen” në Bruksel (Foto)

Magjia e festave, dy qytete shqiptare “transferohen” në Bruksel (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com