Prap e mbyti babai vajzën…?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prap e mbyti babai vajzën…?!

19:19 | 15/08/2017
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Dy vjet më parë saktësisht në 10 gusht në portale u shfaq “lajmi” se një baba në plazhin e Dubait e la vajzën të mbytej pasi nuk lejoi që ta prekinin meshkuj të tjerë (rojet e shpëtimit).

Këto ditë ky “lajm” është rikthyer dhe botuar edhe në portale që nëse nuk i quan dot serioze pa dyshim që janë të rëndësishme për nga audienca që kanë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Çudi që i janë rikthyer këtij lajmi këtë fundjavë se nuk është se kemi qenë keq për lajme. Zjarr, aksidente, madje ra edhe shi!

Ngjarja me tituj nga më trishtues (nëse ka ndodhur i takon shekullit të kaluar). Ndryshe nga vera që me kalimin e kohës bëhet më e mirë. Lajmi me kalimin e ditës nuk është më lajm!

Edhe pse ribotohet pas dy vjetësh në portalet në Tiranë, pyetja kryesore kur ka ndodhur kjo ngjarje mungon?!

Lajmi (pothuaj si 99.9999% e lajmeve është pa autor) por gjithsesi e sigurtë është se duhet të ketë marrë klikime.

Shënimi i botuar 2 vjet më parë

Klikimet 1 gazetaria 0

Një baba e lë vajzën 20 vjeçare të mbytet. Nuk pranon ta shpëtojnë rojet e plazhit sepse është i bindur se po ta prekin vajzën do ta çnderojnë. Pas ngjarjes babai është arrestuar nga policia. Ky është lajmi nga Dubai që u botua me shpejtësinë e dritës në shumë gazeta online.

Në një prej portaleve lajmi ishte shkruar në mënyrë të tillë që të krijonte përshtypje se gazetari e kishte parë ngjarjen me sy dhe vajzën që luftonte për jetën dhe babanë që bëhet agresiv dhe shtyn me forcë rojet.

Poshtë lajmit vijojnë komentet. Pothuaj 100% anonime. Opinionet nga më të ndryshmet. Nga personat që kërkojnë arrestimin e rojeve të plazhit se nuk kanë bërë detyrën tek deri tek varja në litar e “babait”.

Në mes të këtyre vendimeve ekstreme emëruesi i përbashkët: feja e prapambetur islame. Nuk mbetet pas politika. Me këtë rast kujtohet se e keqja nis me anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen Islamike dhe fajtori për këtë ngjarje sipas një komentuesi është Sali Berisha!

Çudia më e madhe zgjat 3 ditë, – thuhej dikur. Sot në epokën e internetit, çudia më e madhe zgjat deri tek “botimi” i lajmit tjetër. Lajmi tjetër është se kjo ngjarje ka ndodhur 2 vjet më parë. Ndryshe nga vera që sa më e vjetër aq më e shijshme, lajmi ka jetëgjatësinë e shkurtër. Dje, (para internetit) thuhej se lajm është çdo gjë që nesër nuk është më lajm.

Lajmi “pozitiv” është se portalet në Tiranë nuk shkruajnë “ekskluzive”.

Duket për çështje “nderi” nuk shkruan as nga e kanë marrë dhe përkthyer me Google Translate! Ngushëllimi është fakti se nuk është vetëm media online në Shqipëri që ka botuar lajmin. Janë edhe portale të huaja.

Në kohën e cunamit informativ, është e pashmangshme që të bësh gabime, madje edhe gafa. Por ajo që bën dallimin është: korrigjimi. Nuk gabojnë vetëm portalet pa përvojë dhe pa gazetarë, gabojnë edhe media që janë etalon i cilësisë.

Më pak se një vit më parë Nju Jork Times, botoi një “korrigjim” sepse kishte bërë një gafë. Gazeta i kërkoi ndjesë sepse kishte cituar Kanye ëest (bashkëshorti i Kim Kardashian) nga një intervistë që kishte dhënë për radion ëGYN në Çikago. Citimet ishin marrë nga një ëebsite satirik. E vërteta, radio nuk ekzistonte dhe intervista ishte e sajuar”.

Asnjë portal në Shqipëri nuk kërkoi ndjesë madje as nuk botoi sqarim. Të paktën ndjesë anonimëve që morën mundimin të komentojnë dhe të analizojnë “lajmin”.

Një nga 5 pyetjet bazë në raportimin e një ngjarje është pyetja kur? Madje në çdo lajm rekomandohet të jetë në paragrafin e parë. Kur ka ndodhur kjo….? Nëse ka ndodhur 20 vjet më parë ka lidhje me historinë, arkeologjinë…. por jo me gazetarinë.

“Një polic është i mirë nëse ka informatorë të mirë, – është një thënie në serialin amerikan “The ëire”. Në analogji me gazetarinë, një gazetar i mirë është ai që ka burime të mira informacioni. Janë me dhjetëra çdo ditë, “lajme” të prodhuara nga zëdhënësit në rastin më të mirë dhe nga

fantazia në rastin më të keq. Dhe në mungesë të burimeve të informacionit,një pjesë e titujve kanë lidhje me shkrimin po aq sa ka lidhje byreku me kekun…

Gjithsesi situata nuk është pa shpjegim. Portalet nuk kanë staf të mjaftueshëm për të kontrolluar dhe verifikuar çdo informacion. Në kushtet kur duhet të shfaqin 100 apo më shumë lajme në ditë, afërmendsh që gabimet do të ndodhin.

Por më shumë se mungesa e fuqisë punëtore, gafa të tilla ndodhin për shkak të etjes për klikime. Edhe portale serioze kanë rënë në grackën e pornografisë sepse shohin se aty ka shumë klikime dhe madje duket se më shumë klikime ka tek lajmet e tipit: “babai lë vajzën të mbytet…”

Dhe fajtorë për këtë gjendje nuk janë vetëm portalet. Nëse nuk do të lexojmë më portale që bëjnë qimen tra dhe qullin me qime, nëse nuk do të klikojmë lajme vetëm për se ka foto lakuriq, ndoshta në këtë mënyrë krijohet hapësirë për të vërtetën lakuriqe.

Dhe për këtë të vërtetë, duhen gazetarë dhe redaktorë. Në internet gjen programe falas (jo vetëm thjesht google) për të kontrolluar nëse informacioni apo foto/videoja është e vërtetë.

Në çdo minutë, janë dhjetëra orë video që ngarkohen në Youtube, mijëra postime në Facebook e Instagram. Por jo çdo gjë që fluturon, hahet. Një gazetari e mirë di të zgjedhë dhe të kontrollojë. Dhe prandaj besojnë në atë që lexojnë se mendojnë se është gatuar nga njerëz të zanatit! Një gazetari e mirë nuk mbytet në një pikë uji.

Një gazetari e mirë nuk e mbyt tjetrin për herë të dytë, pas 2 vjetësh! Një gazetari e mirë kërkon ndjesë kur gabon. Në të kundërt shfaq arrogancën e pushtetit që ka. Pushtet që e merr nga njerëzit on line.

Deri më tani klikimet 1, gazetaria 0.

Etiketa: babaiDubaigazetariaLutfi Dervishiportalet onlinevajza

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Hundkuq, digjet rreth 20 hektarë tokë

Emergjencat Civile: Ulen ndjeshëm vatrat e zjarreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com