Emergjencat Civile: Ulen ndjeshëm vatrat e zjarreve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emergjencat Civile: Ulen ndjeshëm vatrat e zjarreve

10:16 | 14/08/2017
në Shqiperi
0

Përmirësohet dukshëm situata e zjarreve në të gjithë vendin. Emergjencat Civile raportojnë sot se janë shënuar 5 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Në qarkun Shkodër, Lezhë dhe Dibër janë shuar zjarret, ndërsa në Tiranë sot nuk janë raportuar vatra zjarri.

Ndërkohë në qarkun Vlorë janë drejt shuarjes të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq dhe Delvinë. Po kështu dhe në pyllin me pisha të larta në vendin e quajtur Pisha e Panaritit në fshatin Panarit të Korçës vatrat janë drejt shuarjes.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Raporti i Emergjencave Civile

Në Qarkun Vlorë janë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq dhe Delvinë. Situata ka qenë problematike në fshatin Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, Njësia Administrative Dhivër, bashkia Finiq, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë.

Helikopteri ka kryer disa operacione nga ajri duke hedhur ujë dhe ka shuar gati të gjitha vatrat e zjarrit në fshatin Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme.

Në qarkun Korçë ka rënë zjarr në pyllin me pisha të larta në vendin e quajtur Pisha e Panaritit në fshatin Panarit, Njësia Administrative Vithkuq. Në vendngjarje kanë shkuar 1 automjet zjarrfikës dhe forca zjarrfikëse, si dhe 12 forca të pyjores, të cilat nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin për shkak të terrenit të thyer.

FA ka dërguar në këtë fshat 20 forca ushtarake për të shuar zjarrin. Helikopteri kreu disa operacione ajrore duke bërë të mundur që të izolonte zjarrin në fshatin Panarit dhe të eliminonte përhapjen e tij.  Sot forcat po punojnë për të shuar plotësisht zjarrin.

Në qarkun Shkodër ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra që ndodheshin midis banesave në lagjen “Suma” të Njësisë Administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.

Shërbimi vendor i MZSH Vau-Dejës meqenëse nuk disponon automjet zjarrfikës ka dërguar në vendngjarje 10 forca zjarrfikëse, kurse Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar për ndihmë 1 automjet zjarrfikës dhe 4 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar duke izoluar fillimisht zjarrin dhe më pas e kanë shuar plotësisht atë. Si pasojë e zjarrit u dogjën vetëm shkurre dhe ferra.

Në qarkun Lezhë ka rënë zjarr në kallamishtet e kanaleve ujëmbledhës që ndodhen ndërmjet banesave në fshatin Tale, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

Shërbimi vendor i MZSH Lezhë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues, të cilët kanë punuar për të shuar zjarrin, por era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi duke rrezikuar banesat.

SHPFA ka dërguar 2 automjetet zjarrfikëse me 10 forca zjarrfikëse në fshatin Tale. Forcat zjarrfikëse kanë punuar me automjetet zjarrfikëse dhe kanë shuar zjarrin duke eliminuar rrezikun e përhapjes së tij drejt banesave.

Në qarkun Dibër ka vazhduar puna nga forcat zjarrfikëse, forca të pyjores, 25 forca të ushtrisë dhe 16 forca vullnetare, të cilat kanë shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në fshatin Bllacë, Njësia Administrative Shupenzë, bashkia Bulqizë. Vatrat e zjarrit janë shuar edhe si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të para të ditës së djeshme.

Etiketa: 5 vatra zjarri ne vendemergjenca civilepermiresohet situatavatra zjarresh

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aksident në Laç, në gjendje të rëndë këmbësori

Autostrada Kavajë - Durrës/ I riu humb jetën në një aksident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com