Policia ka gjetur dhe sekuestruar plot 1 ton hashash në një punishte në Afidnes të Greqisë. Janë vënë në pranga 6 shtetas shqiptar dhe një grek të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizata kriminale.
Nga efektivë të policisë mësohet se droga ishte ngarkuar në një kamion dhe po përgatitej për transport dhe u zbulua pas dyshimeve të transfertave të mëdha të parave.
Mediat greke bëjnë me dije se droga kishte destinacion vende të tjera Europiane.