Po sikur Kadareja të fitonte Çmimin Nobel? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po sikur Kadareja të fitonte Çmimin Nobel?

19:56 | 08/10/2017
në Uncategorized
0

Në shesh, me siguri do të kishin dalë njerëz dhe kryeministri do t’i bënte një pritje në kryeministri, e cila sigurisht që do të transmetohej live në ERTV.

Nga Renaldo Salianji

Të enjten u dha Nobel-i në letërsi. E fitoi kush e fitoi, e meritonte apo jo debati do të vazhdojë nja 3 ditë sa të harrohet si histori. Kjo kaloi me një kronikë të thatë 40 sekonda në televizion dhe me ndonjë shkrim a biografi të fituesit të përkthyer keq nga anglishtja në gazetë. Shkarazi e përmendën diku që paskësh qenë përfolur edhe Kadareja si favorit. Them shkarazi, sepse vetëm sot u kujtuan që Kadareja mund të ishte fitues i Nobel-it. Kadareja, që duhet të ishte lajmi i ditës këto ditë dhe shteti duhet të çahej në katërsh duke lobuar, aq më tepër Ministria e Kulturës që e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë nuk e vuri ujin në zjarr hiç. Sepse, ky shteti ynë i gjorë, nuk e kupton që Nobel-i do të ishte marketingu më i madh që mund t’i bënte vetes. Ajo fjalia “edhe këtë vit Kadareja nuk e fitoi dot Nobel-in” m’u duk si tallje. Tallje shumë e madhe me ne, dhe me Kadarenë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Dhe natyrshëm më vjen në mendje një pyetje.

Çdo të ndodhte sikur Kadareja të fitonte Nobel–in?

Me siguri që nuk do të kalohej lehtë. Kryeministri do të kujdesej që atij t’i bëhej një pritje madhështore në Aeroport. Do t’i shtronte një tapet të kuq dhe do të dilte ta priste. Mediat do të ishin të gjitha live nga Aeroporti. (Avioni me Ismail Kadarenë në bord sapo preku tokën, ai po zbret shkallët, ai po përshëndet me dorë e të tjera, e të tjera, e të tjera…) Me siguri që Kryeministrin do ta shoqëronte edhe kryetari i Kuvendit dhe gjithë shpura e tij e “Pashallarëve të kuq”. Pas një shtrëngimi duarsh të përzemërt dhe një konference për shtyp, Kadare do të dilte nga dera VIP e aeroportit dhe do të hipte në eskortën që protokolli i Kryeministrisë do të ishte kujdesur të çonte atje. Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga e Durrësit do të ishin zbukuruar me flamuj kuq e zi, me portrete të Kadaresë dhe ndonjë tabelë “Mirësevjen Nobel!”.

Në shesh, me siguri do të kishin dalë njerëz dhe kryeministri do t’i bënte një pritje në kryeministri, e cila sigurisht që do të transmetohej live në ERTV.

Pastaj do të ishte radha e presidentit, i cili do të firmoste shpejt e shpejt ndonjë dekoratë të lartë, si për shembull ” Urdhëri i Flamurit” dhe do të nxitonte t’ja mbërthente tek xhaketa.

Në darkë do ta kishte radhën lali Eri, që do të kishte organizuar një koncert me Noizin dhe Encën në shesh për nder të Kadaresë, do hidhte ca fishekzjarre, do mbante një fjalim mallëngjyes dhe do t’i dorëzonte Kadaresë Çelësin e Qytetit.

Me siguri që Fevziu me Ballën do të bënin luftë se kush ta merte i pari në studio, ndërsa televizionet, fill pas asaj kronikës që do të ishte lajm i parë, që Kadare fitoi Nobel-in, do t’i bënin atë biografinë standarte që fillon me fjalët: “Por kush është Ismail Kadare? Ai lindi në vitin aq e kaq në Gjirokastër dhe arsimin fillor e mbaroi aty, pastaj… bla bla bla”

Titujt e parë të gazetave pa përjashtim të gjithë, do t’i thurnin lavde nobelistit shqiptar.

Shqiptarët të entuziazmuar në maksimum dhe “Krenarë që janë shqiptarë” do ta vinin foton e tij foto profili. Pjeshkat e Instagram-it do të fillonin të postonin shprehje nga librat e tij në story edhe pse nuk ja kanë idenë se kush është ky burri. Ajo poezia “Ca pika shiu ranë mbi qelq” (e vetmja që dinë shqiptarët nga Kadareja) do të bëhej hiti i rrjetit dhe Xhelal Mziu do ta shpallte Kadarenë qytetar nderi të Kamzës.

Vendi i tij tek Juvenilja do të shpalllej monument kulture.

Me siguri që nami do t’i shkonte deri në Kosovë, ku Linda Morina do t’i këndonte me çifteli:

“Ismail Kadare o lexhendë e xhallë,

krenaria e kombit shçiptarë”.

Kaç Myftaraj do të fillonte të zbulonte të kaluarën e Kadaresë si agjent i serbëve dhe ndikimin e Sorosit që Kadareja të fitonte Nobel-in, po ashtu Muç Nano do të zbulonte origjinën jo-shqiptare të nënës së Kadaresë. syri.net do të fillonte t’i numëronte të dashurat që ka pasur dhe do të zbulonte se kush ishte Linda B. Me siguri që lali Eri do t’i vinte emrin ndonjë shkolle, rrugice a Biblioteke Lagjeje, “Ismail Kadare”. Ngjarja e Elbasanit do të harrohej ca ditë. Hashashi po se po. Le më pastaj aksioni kundër informalitetit. Kadareja do të bënte bashkë të majtë e të djathtë, mazhorancë e opozitë.

Por fatkësisht, ose, fatmirësisht Kadareja nuk e fitoi Nobel-in as këtë vit dhe na i kurseu gjithë këtë ekzaltim kolektiv.

Të kthehemi me këmbë në tokë. Mirë po ta fitonte do të bënim gjithë këto gjëra, po deri tani ç’kemi bërë ne për Kadarenë? (Përveç se sa herë që na jepet mundësia sigurohemi t’ja kujtojmë që ka qenë i përkëdhelur i regjimit).

Ne kemi një shesh që quhet: “Sheshi Mustafa Qemal Ataturk” (21-shi) dhe nuk kemi një shesh që të quhet Ismail Kadare. Ne kemi një Bulevard që quhet Zhan D’Ark dhe nuk kemi një rrugicë që të quhet Rrugica Ismail Kadare.

Ne kemi një bust të papa Françeskut në mes të Tiranës, (shyqyr që e kemi) dhe nuk kemi një bust të Kadaresë. Ne kemi një statujë gjigande të një presidenti amerikan, po statujë të Kadaresë, hiçgjëkundi. Kemi shkolla që mbajnë emrat e heronjve të punës socialiste, por nuk kemi një shkollë të quhet Ismail Kadare. Kemi një rrethrrotullim me emër bordelloje, po Kadare nuk kemi.

Dhe në qoftë se Kadare do të fitonte Nobel-in, do të shtireshim sikur e duam dhe e vlerësojmë.
Ja sa vend hipokrit që jemi.
Thoni po deshët që nuk do të silleshim kështu.

Mos vallë ka ardhur koha që ne ta kuptojmë se sa nevojë që kemi ne për Kadarenë?

Takova një student japonez një ditë dhe kur e pyeta se çfarë dinte për Shqipërinë, m’u përgjigj se dinte që ne ishim vendi i shqiponjave, i Nënë Terezës dhe i Ismail Kadaresë.

(Ndërsa studentët tanë… nejse)

Nuk e di domethënë.

Po na merr lumi shijet dhe shpirtin.
Ne kemi nevojë urgjente për Kadarenë. Ne shqiptarët e vegjël kemi nevojë për Kadarenë e madh.

Ne, vendi eksportues i hashashit kemi nevojë për madhështinë e tij.

Por, shyqyr që ai nuk e fitoi Nobel-in edhe këtë vit.
Shyqyr.
Dhe na kurseu shumë kusure.

/ renaldosalianji.wordpress.com/

Etiketa: Ca pika shiu ranë mbi qelqcmimi NobelIsmail KadareLinda MorinaPo sikur Kadareja të fitonte Çmimin Nobel?Renaldo SalianjiUrdhëri i FlamuritXhelal Mziu

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kujdes…po arrite ta lexosh

Kujdes...po arrite ta lexosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com