Guido Guidi, piloti i avionit të rrëzuar në Ishëm është arrestuar edhe më parë nga policia italiane ku edhe në këtë rast ai ishte protagonist i rrëzimit të një avioni raporton ora news.
Incidenti i mëparshëm ka ndodhur në 1 qershor 2003 ku nga rrëzimi i avionit ka pasur edhe viktima. Për pasojë ka vdekur një pilot 35 vjeçar.
Si shkaktar për rrëzimin e avionit janë arrestuar disa persona ndërmjet tyre dhe italiani Guido Guidi. Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Lartë Italiane, në vitin 2006, 69-vjecari Guidi është dënuar me një vit burg për rryshfet, për të ndryshuar dëshminë.
Guidi në atë kohë Drejtori i Operavcioneve të Fluturimit Eurojekt, kompani në të cilën ishte bashkëpronar ka paguar shumën e 125 mijë euro ndaj një zyrtari të Prokurorisë së Milanos në mënyrë që të ndryshohej dëshmia.
Ajo që duhet të bënte konsulenti teknik ishte deklarimi i gjendjes së mirë teknike të avionit dhe të pranonte se shkak i rrëzimit të ishte tufa e zogjve.