Shefi i krimit ekonomik në Policinë e Shkodrër, Pjerin Lazri është pezulluar nga detyra pasi gjatë përplasjeve të djeshme me tregtarët e duhanit ai ka nxjerrë pistoletën. Me kërkesë të prokurorisë Shkodër, Gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për oficerin e policisë.
Gjithashtu janë arrestuar katër tregtarë të duhanit pasi u përfshinë në përplasjen fizike me punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër.
Shkodër/ Përplasje fizike mes tregtarëve të duhanit dhe inspektorëve të Doganës (foto+video)