Përse e largoi Rama, Tahirin? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse e largoi Rama, Tahirin?

08:15 | 12/03/2017
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Saimir Tahiri nuk është më ministër i brendshëm. Ose pritet të mos jetë në ditët në vijim. Njeriu që drejtoi Ministrinë më të rëndësishme të shtetit për më shumë kohë se çdo paraardhës që nga viti 1991 do largohet nga detyra sot. Po përse iku Tahiri dhe çfarë sjell kjo lëvizje për Ramën?

E para, duhet të biem dakord që nuk bëhet fjalë për një dorëheqje të Tahirit, por për një dorëheqje të imponuar. Pra, Tahirit i është kërkuar largimi nga kryeministri Rama, megjithëse Tahiri ka refuzuar të ikë, ai do zëvendësohet tashmë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E dyta, Tahiri nuk u detyrua të largohet për bilancin e tij si ministër, edhe pse opozita e ka akuzuar shpesh për cannabis-in dhe lidhjet me krimin, shkaku i shkarkimit nga Rama nuk ka qenë ky. Nëse Tahiri është shkarkuar për punën në ministri, atëherë duhej shkarkuar Rama që deri më sot e ka konsideruar ministrin e tij kryesor. Pra, vendimi i largimit nuk ka lidhje me bilancin si ministër.

Po përse Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin?

Gjëja e parë që mund të mendojë dikush dhe që padyshim shumica do ta përdorë, është se ajo po e bën këtë për të qetësuar opozitën dhe për t’i dhënë asaj një garanci për zgjedhjet e ardhshme. Pra, në një farë mënyre për t’i dhënë rrugë një marrëveshjeje me opozitën në protestë.

Por, ky argumentim nuk qëndron. I kontaktuar nga opinion.al lideri i PD Lulzim Basha është shprehur që Tahiri është “kokë turku” që nuk i duhet dhe as i vlen opozitës. Basha është shprehur se nga disa ndërmjetësime mediatike apo ndërkombëtare kjo “marrëveshje” i është ofruar nga Rama dhe ai gjithnjë e ka refuzuar. Basha ka shtuar se çadra e protestës ka një objektiv, largimin e Ramës nga Qeveria dhe ngritjen e një qeverie teknike. Pra, largimi i Tahirit, veç ekzaltimit që sjell ne çadër, nuk i jep asnjë përfitim Ramës në raport me opozitën. Padyshim, opozita ka të drejtë të jetë sot në kulm të entusiazmit, kur me vetëm 3 javë muzikë dhe fjalime i mori kryeministrit ministrin e tij më të rëndësishëm. Tahiri është rasti i parë në historinë e Shqipërisë qe ikën me këngë. Ministrin e Brendshëm e hoqën këngët e Rolling Stones që opozita po vendos në çadrën poshtë zyrës se Ramës. Mendo çdo të ndodhte, nëse në vend të këngëve opozita do kalonte në veprime konkrete në të gjithë Shqipërinë.

Gjëja e dytë qe të vjen ndër mend është që Tahiri ka qenë objekt shkëmbimi për koalicionin e ardhshëm. Ai ka qenë në qendër të sulmeve të Ilir Metës dhe me gjasë, Meta është një nga shkaqet e largimit të tij. I trembur nga protesta dhe nga afria e Metës me të. Nën presionin qe asnjanësia e Metës mund ta stimulonte  protestën, me gjasë Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin që Meta të deklarohet që tani për koalicionin. Me këtë veprim Rama mendon se do dekurajojë PD dhe protestën e saj.

Gjëja e tretë që të vjen ndër mend është presioni i mundshëm ndërkombëtar për të gjetur gjuhën me protestën e PD. Burime të sigurta kanë thënë për opinion.al se sinjale shumë të shqetësuara nga Brukseli janë nisur dje në adresë të Metës lidhur me qeverinë. Në këtë rast, për të shpëtuar veten, Rama po tenton disa ndryshime ministrash për t’i dhënë asaj një karakter më pak politik. Ai po tenton të imitojë modelin grek, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Opozita kërkon Ramën dhe vetëm Ramën. Në këtë kontekst e vetmja mënyrë që Rama të shpëtojë nga protesta e opozitës është të dorëzojë dorëheqjen e Ramës.

Jemi ende në territorin e hipotezave, por një gjë është e sigurtë. Protesta po jep rezultat dhe Rama e dëshmoi këtë. Ai e humbi i pari luftën e nervave dhe sot, Basha e Meta janë më të fortë se sa Rama.

Pas kësaj, beteja politike do jetë shumë më interesante, sepse çadra e protestës u bë pjesë e lojës. Siç tha analisti Berat Buzhala të hënën në “Opinion”: “Çadrën në fillim e injoruan, pastaj e tallën, më vonë e luftuan dhe tani po i ofrojnë zgjidhje…”

/opinion.al/

Etiketa: Berat Buzhalablendi fevziuedi ramaLulzim Bashaprotestarolling stonesSaimir Tahiri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Diana nuk është vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com