Përleshja te Astiri/ Paloka: Rama e Veliaj shkatërruan banesat për të vjedhur 40 milionë euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përleshja te Astiri/ Paloka: Rama e Veliaj shkatërruan banesat për të vjedhur 40 milionë euro

16:25 | 13/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i PD Edi Paloka deklaron se Edi Rama e Erion Veliaj kanë shkatërruar banesat për të vjedhur 40 milionë euro.

Me anë të një reagimi për mediat, Paloka shprehet se kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj kanë shkatërruar banesat për të ngritur te Unaza e Re kulla për pastrim parash.

Deklarata e plotë

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Dje regjimi i Edi Ramës dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra dhe të moshuar, u bënë viktima të dhunës, me arsyen e vetme se mbronin shtëpitë e tyre, nga projekti korruptiv 40 milion euro i Edi Ramës.

Banorët e Unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi dhe as për ndërtimin e një rruge të re.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milion euro nga ndërtimi i rrugës, dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po u shkatërrohet i gjithë mundi dhe djersa e tyre, për shkak të lejeve të ndërtimit që ka dhënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në atë zonë. Që pallatet e ndërtuara me paratë e drogës dhe korrupsionit të kenë vlerë të lart, duhet të dalin në vijë të parë. Kjo është arsyeja e vërtetë e shembjes së qindra shtëpive e bizneseve në atë zonë, pa asnjë kundërshpërblim.

Të gjithë e mbajnë mend sesi falë betejës së këtyre banorëve u zbulua një aferë e padëgjuar kurrë në Shqipëri. Një firmë fantazëm arriti me ndihmën e Edi Ramës të fitonte një tender, duke falsifikuar firmën dhe dokumentat e autoriteteve amerikane.

Asnjë i arrestuar për këtë aferë korruptive. Asnjë i arrestuar për këtë falsifikim. Prokuroria e kontrolluar nga Edi Rama, që burgos banorët që mbrojnë të drejtat e tyre, ka 1 vit që mban pa hetuar dosjen e korrupsionit gjigand me projektin e Unazës së Re.

Pse nuk hetohet kjo dosje? Pse nuk është askush në burg për këtë aferë korruptive? Përgjigjia është e njohur: Hetimi i plotë dhe i pavarur i kësaj afere, çon në burg Edi Ramën, njeriun përgjegjës për këtë aferë.

Prandaj ai urdhëron dhunimin e banorëve. Prandaj ai përdor Policinë kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Prandaj përdor median për të bërë propagandë se banorët po pengojnë zhvillimin e qytetit.

Banorët janë në mbrojtje të të drejtës së tyre! E drejta e pronës është themeli i një shoqërie demokratike. Kushdo prej tyre ka të drejtën të kompensohet për shtëpinë apo biznesin e tij. Këto thotë Kushtetuta. Këtë thotë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Është e qartë se në shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama, ligji dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë, sa kohë pengojnë hajdutërinë dhe korrupsionin e kësaj Qeverie.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë dhe e ripërsërit: Çdo centimetër katror i pronës së banorëve të Astirit do të kompensohet me vlerën e tregut. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë. Ky ka qenë zotimi ynë me shkrim. Ky do të jetë veprimi ynë i parë në qeverisje.

Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët.

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj cdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit.

Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot.

Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet. Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet.

Etiketa: Banorët e Unazës së ReEdi Palokaedi ramaerion veliajnënkryetari i PDpastrim parashprojekti i Unazës së Re

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Ministrja Shahini u mohon studentëve praktikën, afera me kuotat

Ministrja Shahini u mohon studentëve praktikën, afera me kuotat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com