PDIU: Të ngrihet zëri për Medvegjën, të mos lejojmë kthimin e saj në një Çamëri të dytë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU: Të ngrihet zëri për Medvegjën, të mos lejojmë kthimin e saj në një Çamëri të dytë

18:23 | 21/12/2020
në Kryesore
0

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi zhvilloi ditën e sotme një takim me zv. Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Arbërie Nagovc dhe veprimtarin dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës z. Muharrem Salihu.

I shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së znj. Mesila Doda dhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, Idrizi premtoi që do të angazhohet për të ngritur zërin për Medvegjën dhe mos lejuar shpopullimin dhe kthimin e saj në një Çamëri të dytë.

Nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagovci u shpreh se vlerëson vizitën në selinë e PDIU-së për atë që kjo forcë politike përfaqëson.

Read more

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Njoftimi i plotë

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së znj. Mesila Doda dhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu, pritën në një takim zv. Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Arbërie Nagovc dhe veprimtarin dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës z. Muharrem Salihu, i sapo nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti Ilir Meta.
Z. Idrizi i njohu vizitorët me ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë. Ai shprehu nevojën që kanë Shqipëria me Kosovën për sinergji të përbashkët në ekonomi dhe fusha të tjera prioritare. Z. Idrizi premtoi që do të angazhohet për të ngritur zërin për Medvegjën dhe mos lejuar shpopullimin dhe kthimin e saj në një Çamëri të dytë.
Për Sekretaren e Përgjithshme të PDIU-së, znj. Mesila Doda, asnjë pjesë e kombit shqiptar nuk duhet të shkojë drejt harresës dhe se krerët e shtetit duhet të organizojnë tryeza të përbashkëta për të ndaluar atë që ajo e quajti “politikë të kontrolluar të spastrimit etnik të shqiptarëve të Luginës”.
Nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagovci u shpreh se vlerëson vizitën në selinë e PDIU-së për atë që kjo forcë politike përfaqëson. Ajo iu bashkua thirrjes së krerëve të PDIU-së për angazhimin më të madh të spektrit politik andej e këtej kufirit për çështjen kombëtare.
Veprimtari nga Diaspora z. Muharrem Salihu, theksoi se pasivizimi i adresave po e zbraz Medvegjën. Ai shprehu bindjen e tij se PDIU-ja do të jetë zë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës nga Parlamenti i Shqipërisë.
Në mbyllje, z. Idrizi u shpreh se do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimtarive për çështjen e Luginës. Të dyja palët ranë dakord që të çojnë përpara agjendën e tyre të përbashkët përmes takimeve të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë.

Etiketa: Alket Veliukreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”kreu i pdiuMesila DodaSekretarja e përgjithshme e PDIU-sëShpetim Idrizi

Të Lidhura

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Para
Policit i vendosën pistoletën në kokë në sy të Ballës, kush është nipi i deputetit socialist që u arrestua

Policit i vendosën pistoletën në kokë në sy të Ballës, kush është nipi i deputetit socialist që u arrestua

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com