PDIU në Dibër/ Shpëtim Idrizi: 1 % pushtet kemi, 1 % përgjegjësi mbajmë për qeverisjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU në Dibër/ Shpëtim Idrizi: 1 % pushtet kemi, 1 % përgjegjësi mbajmë për qeverisjen

22:09 | 12/03/2017
në Shqiperi
0

Mesila Doda: Nuk duhet të presim nga sllavët, të shpallim mëvetësinë e Iliridës. Rakipi: Rruga e Arbërit katastrofë. PDIU është parti e njerëzve të thjeshtë dhe jo e interesave politike.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Dibër, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se do të mbështesë çdo qeveri që do ta bëjë realitet Rrugën e Arbërit. Idrizi tha se PDIU do të ushtroj presion ndaj qeverisë dhe do të ngrihet në Kuvend për ta bërë realitet këtë rrugë.

“Ne e dimë shumë mirë që padrejtësitë ekonomike i kanë rrudhur shqiptarët. Ne do të bëjmë gjithçka, do të lobojmë, do të bëjmë presion, do të ngrihemi në Parlamentin e Shqipërisë  dhe do mbështesim çdo qeveri e cila do ta bëjë realitet Rrugën e “Arbërit”. Jo thjesht dhe vetëm si retorikë politike dhe jo thjesht si detyrim ndaj mbështetjes tuaj, por po e përsëris, nuk mund të ndodhë që pas 25 vitesh demokraci, çereku i Shqipërisë të jetë jashtë dhe e pa integruar me pjesën tjetër të vendit. Këtë turp mund ta bëjë vetëm politika shqiptare. Prandaj, i duam bijtë dhe bijat tuaja, që Rrugën e “Arbërit” ta kthejmë në një realitet të prekshëm për të gjithë ju.”

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Përsa i përket shpotisë malinje të forcës së PDIU-së në Dibër dhe të ironisë për çamët e Dibrës ai tha:

“Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju e keni parë që etiketohet vazhdimisht, edhe këtu në Dibër. E dini pse? Jo thjesht dhe vetëm puthadorët e Athinës apo të Beogradit, por e dinë shumë mirë që duan të godasin shqiptarinë. E kemi theksuar gjithmonë jemi parti e interesit kombëtar dhe interesit të qytetarëve.”

Idrizi u shpreh se PDIU ka mbështetur reformat e mëdha por nuk ka qënë asnjëherë pjesë e pushtetit. Sipas Idrizit marrëveshja me mazhorancën është zbatuar në vetëm 1 % të saj dhe sipas tij, PDIU do të mbajë përgjegjësi për vetëm 1 %.

“Çfarë dua të them me këtë? Në të gjithë Shqipërinë marrëveshja jonë me shumicën është zbatuar vetëm 1 % dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë mazhorancë dhe qeverisjen e saj vetëm 1 %, por mbajmë përgjegjësi 100% për mbështetjen tuaj dhe për t’i kthyer deputetët tuaj në interes të Dibrës.”

Ndërsa sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha se klasa politike shqiptare po kalon një krizë të thellë. Sipas saj gjendjen e frikës, të dhunës, arrogancës dhe pabesisë, politika  po mundohet ta transferojë tek njerëzit. Doda nga Dibra fqinje çoi një mesazh në Shkup:

“Më së fundi dy fjalë për një krahinë të moçme shqiptare që edhe emrin sot ja kemi harruar dhe dikush i thotë Maqedoni e dikush FYROM. Ne e ripërsërisim Ilirida! Nuk do ketë Ivanov, Gruevsk apo ndonjë antishqiptar tjetër që ta ndryjnë jetën e shqiptarëve tanë në ato treva dhe ta kthejnë në Palestinën e Europës. Shqiptarët e Iliridës duhet të kërkojnë të drejta të plota. Nëse Zaev tërhiqet a nëse presidenti që firmosi fundin e shtetit të vet nuk jep dorëheqjen, urgjentisht të mblidhet tryeza e forcave politike mbarëshqiptare e të ndihmojnë që Ilirida të mbajë referndumin për mëvetësinë.”

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi u shpreh se PDIU është parti e njerëzve të thjeshtë dhe jo e interesave politike. Kjo është arsyeja që mbështetja e PDIU-së në Dibër është kaq e madhe. Ai më tej shtoi:

“Gjendja e Rrugës së Arbërit është katastrofë, por nuk u lodhëm teksa vinim, sepse këtë na prisnin njerëz shumë mikpritës. Megjithatë këtu nuk jemi vetëm për t’ju marrë votën, por edhe për të zgjidhur hallet e njerëzve.”

Etiketa: Aqif RakipiKryetari i PDIUMesila DodaPartia Drejtësi Integrim dhe UnitetPDIUrruga e arberitShpetim Idrizi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pse e kemi shoku-shokun? Që t’i….

Pse e kemi shoku-shokun? Që t'i....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –

PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –

15:41 | 20/12/2025
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –
  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –
  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com