• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD reagon për raportin e DASH: Certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij

14:02 | 06/08/2022
në Politikë
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH. Në një konferencë për mediat, Boçi theksoi se raporti raporti konfirmoi edhe njëherë denoncimet e PD, duke u shprehur se Shqipëria është vend i vështirë për biznes, për shkak të korrupsionit me PPP-të, në gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe

Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë

A do t’i kontrollojnë tatimet bilancet e dyfishta të Carlo Bollinos?

“Nafta ka rënë në bursa”, Vasili: Bordi vijon me çmime të çmendura!

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve është një tjetër certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Konstatimet e shprehura aty mund të merren fare mirë si tekst për një manual të korrupsionit. Partia Demokratike vëren, me dhimbje dhe rikonfirmim se ato qe thuhen në raportin amerikan ne i denoncojmë prej kaq kohësh nga kjo foltore. Me dhimbje sepse ne nuk gëzohemi dot kur dëgjojmë keq për vendin tonë, në shqip apo anglisht, qoftë kjo. Me rikonfirmim sepse, në një mjedis ku qeveria ka kapur të gjitha pushtetet, zëri i arsyes dhe të vërtetës, që ne mundohemi të artikulojmë nga kjo foltore e në forma të tjera, rrallëherë dëgjohet e shpeshherë shpërfillet. Ne do të vazhdojmë kursin tonë të denoncimit, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku që i vjen nga kjo qeveri, duke shpresuar se teksti i raporteve amerikane dhe europiane do të takohet, sa më shpejt, me gjuhën e aktorëve relevantë këtu në Tiranë.

Se çfarë thuhet në këtë raport të Departamentit të Shtetit po e listojmë shkurtimisht më poshtë:

-Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

-Investitorët përmendin korrupsionin endemik, në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave

-Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave PPP ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

-Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme”.

-Investitorët amerikanë ndeshen me korrupsion dhe praktika joformale të biznesit.

-Të drejtat e pronësisë vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse një titull i qartë është i vështirë për t’u marrë.

-Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.

-Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i rëndë, joefikas dhe i pamjaftueshëm.

-Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

-Shqipëria vazhdon të renditet ulët në Indeksin Global të Inovacionit, e 84-a nga 132 vende.

Këto janë përfundime të Departamentit të Shtetit. Por ato nuk i bën të vërteta vetëm fakti se vijnë nga Uashingtoni. Janë të vërteta sepse ju, të nderuar qytetarë, i ndeshni çdo ditë kur trokisni në zyrat e shtetit dhe jua hapin sekserët.

 

Etiketa: certifikatem Edi RamaDASHPDQeveriaRaporti

Të Lidhura

Berisha paralajmëron: Rama negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura, por së shpejti…

Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë

nga
18:48 | 09/08/2022
0

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku rruga Qukës-Qafë Plloçë ka një disnivel 17...

A do t’i kontrollojnë tatimet bilancet e dyfishta të Carlo Bollinos?

A do t’i kontrollojnë tatimet bilancet e dyfishta të Carlo Bollinos?

nga 27
16:12 | 09/08/2022
0

Kohët e fundit në media janë zbuluar skandalet e njëpasnjëshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe drejtuesit të saj...

Shteti nuk paguan faturat e energjisë/ Vasili: Kjo qeveri qelbet era hajdullëk

“Nafta ka rënë në bursa”, Vasili: Bordi vijon me çmime të çmendura!

nga
15:53 | 09/08/2022
0

Përmes një postimi në facebook, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vendimin e...

Raporti i Inteligjencës britanike, Këlliçi: Qeveria po detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës

Raporti i Inteligjencës britanike, Këlliçi: Qeveria po detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës

nga 27
15:00 | 09/08/2022
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalje për mediat ka komentuar raportin e inteligjencës ushtarake britanike, ku thuhet...

Para
Sulmohet me armë policia e Kosovës

Sulmohet me armë policia e Kosovës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

18:50 | 09/08/2022
Berisha paralajmëron: Rama negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura, por së shpejti…

Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë

18:48 | 09/08/2022
Rrezik shtatzënie? Rudina ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Më kanë…(FOTO)

Rrezik shtatzënie? Rudina ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Më kanë…(FOTO)

18:35 | 09/08/2022
“Greqisë i kemi rrëmbyer turistët”, Ibrahimaj: Xhiroja e bizneseve u rrit me 23%

“Greqisë i kemi rrëmbyer turistët”, Ibrahimaj: Xhiroja e bizneseve u rrit me 23%

18:26 | 09/08/2022
Dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës, flet deputeti ukrainas: Ja pse nuk e kemi bërë më parë

Dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës, flet deputeti ukrainas: Ja pse nuk e kemi bërë më parë

18:24 | 09/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan
  • Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë
  • Rrezik shtatzënie? Rudina ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Më kanë…(FOTO)
  • “Greqisë i kemi rrëmbyer turistët”, Ibrahimaj: Xhiroja e bizneseve u rrit me 23%
  • Dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës, flet deputeti ukrainas: Ja pse nuk e kemi bërë më parë
  • Arti në zi/ Ndërron jetë artisti i madh shqiptar

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan
  • Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com