PD propozoi e para vetingun e rreptë të monitoruar nga ekpsertët ndërkombëtarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD propozoi e para vetingun e rreptë të monitoruar nga ekpsertët ndërkombëtarë

16:25 | 14/07/2016
në Uncategorized
0

Dokumenti që rrëzon pretendimet e PD-së për sovranitetin. 25 prill 2016/ Oerd Bylykbashi: Ajo që ne propozojmë është që Vetingu për funskionet e larta KLGJ dhe KLP, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtarë.

Partia Demokratike është duke kundërshtuar këto ditë, propozimin që vetë ka bërë më 18 janar 2016, për procesin e Vetingut. Dokumentet e vërtetojnë këtë bashkë me deklaratat e dy përfaqësuesve të PD-së në komisionin e reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi. Vetingu është propozuar nga PD kur ishte përfaqësues i PD-së Eduard Halimi deri në prill 2016, dhe është rikonfirmuar nga pasuesi i tij Oerd Bylykbashi më 25 prill, pra më pak se tre muaj më parë.

Partia Demokratike Partia Demokratike ishte e para që propozoi procesin e Vetingut përmes Komisionit të Ekspertëve Ndërkombëtarë të Monitorimit. Propozimi i PD-së është bërë në amandamentet e grupit parlamentar të kësaj partie më 18 janar 2016, drejtuar Komisionit të Venecias.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pra, është një propozim ekskluziv i Partisë Demokratike i dërguar si amandament pranë Komisionit të Venecias, atje ku dhe ka marrë miratimin nga ekspertët e këtij komisioni. 27.al ka siguruar nga Kuvendi,  procesverbalin ku janë pasqyruar amandamentet e PD-së për komisionin e Venecias pikërisht për vetingun e monitoruar rreptësisht nga ndërkombëtarët.

Opinion i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 18.01.2016

Neni 40.2

Përsa i përket kompetencave të parashikuara në paragrafin 4, është e preferueshme që në shkronjën “a”, vëzhguesit ndërkombëtarë të monitorimit, të kenë të drejtë jo vetëm për marrje informacioni për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit (KPK), por të bëjnë vlerësimin e tyre sipas të njëjtave procedura që parashikohen edhe për gjyqtarët e prokurorët.

Sipas Venecias: Komisioni duhet të përbëhet nga gjyqtarë dhe jo gjyqtarë me integritet të padyshimtë, nëse është e nevojshme me asistencën e personave të huaj me përvojën dhe eksperiencën përkatëse dhe të pavarur.

Procesverbal i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi

Procesverbali i KPK-së datë 15/04/2016

Eduard Halimi

Është proces që ne e kemi mbështetur pa u artikuluar akoma, e kemi mbështetur në të gjitha raportet nga të gjtihë ekspertët e Partisë Demokratike. E kemi mbështetur dhe nuk e kemi kundërshtuar në asnjë element dhe këtë  them me bindjen e Partisë Demokratike. Kjo duhet të marrë përgjigje një orë e më parë.

Shqetësimi ynë nuk ka lidhje me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarëve. Tani jemi darkod me kompentetët që kanë të bëjë me antikorrupsionin dhe që kanë efekte të menjëhershme nesër për sistemin: byro, prokurori special, gjykatë special, veting. Për këtë pjesë ne jemi dakord dhe jemi për ta miratuar sa më shpejt që javën tjetër.

Procesverbal i KPK-së 25.04.2016

Oerd Bylykbashi

Vetingu duhet të jetë i plotë, i detajuar dhe të mos lërë hapsëirë për 28 elementët e korruptuar apo të paaftë ytë vazhdojnë të qëndrojnë në system. Pra ne jemi dakord që sistemi të jetë funskional efikas dhe i thjeshtuar.

7)

Rivlerësimi kryhet …c) nga komisioni i vëzhguesve ndërkombëtarë për anëtarët e Gjykatës Kushtëtuese, për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorsë, për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë si dhe për anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi.

Ajo që ne propozojmë është që Vetingu për funskionet e larta KLGJ dhe KLP, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtar.

Teksti i mësipërm është pjesë e dokumenteve zyrtare të Partisë Demokratike. Dokumentet e vërtetojnë edhe një herë se pretendimet e lidershipit të kësaj partie për ruajtjen e sovranitetit nga roli i të huajve në procesin e vetingut, janë të pabazuara. Ajo që duket më interesante është edhe heshtja e shumicës. Mazhoranca nuk e artikulon qartë dhe bazuar në dokumentet që disponon përmes komisionit të posaçëm parlamentar, atë që vetë PD  dhe përfaqësuesit e saj kanë paraqitur zyrtarisht si propozim të tyre, Vetingun e rreptë nga ndërkombëtarët. Ndoshta dy palët janë dakord me pengesat që po dalin për miratimin e reformës në drejtësi, rol që mesa duket e ka marrë përsipër me guxim, Partia Demokratike dhe lideri i saj i “brishtë” Lulzim Basha.  Më poshtë botohen si fotografi, procesverbalet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

fx1

fx2

fx3

 

 

 

 

Etiketa: Eduard halimiKomisioni i Posaçëm ParlamentarLulzim BashaOerd BylykbashiPartia Demokratikereforma ne drejtesiveting

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pushimet e Cristiano Ronaldos në Ibiza

Pushimet e Cristiano Ronaldos në Ibiza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com