Kryeministri i vendit Edi Rama ka lajmëruar një komunikim të drejtëpërdrejtë sot me gazetarë dhe ndjekës të tjerë në rrjetet sociale.
“Sot në 12.00 komunikim me gazetarët dhe miqtë e rrjetit social ERTV Live”, shkruan Rama në twitter.
Lajmërimi vjen një ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha. Në këtë komunikim, Rama pritet të pyetet për shumë çeshtje, kryesisht për zgjidhjen e krizës politike, takimin me Bashën dhe zgjedhjen e Metës president.