Edhe seanca e kësaj të enjteje në Parlamentin e Shqipërisë nuk ka kaluar e qetë. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës pas mbarimit të kohës, por kjo ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen nga ulëset dhe të rrethojnë foltoren e Kuvendit.
Ruçi ndërpreu për 5 minuta senacën por Basha vijoi fjalën e tij. Në mungesë të kamerave fjala e tij dhe më pas e Berishës u transemtuan “Live” në rrjetet sociale. Pasi dy demokratët mbaruan fjalimet e tyre në Facebook, opozita vendosi të bojkotojë punimet e Kuvendit.