Paketa financiare për koronavirusin, do të përshtatet në përputhje me kushtet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa financiare për koronavirusin, do të përshtatet në përputhje me kushtet

21:02 | 24/03/2020
në Kryesore
0

Nga Mimoza Picari

Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi.

“Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Read more

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

Qeveria ka menduar të ndërhyjë me 20 mln dollarë për shtresat në nevojë dhe 65 mln për pagesa papunësie pas mbylljes së bizneseve, që prekin kryesisht tregëtinë dhe shërbimet, dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të ekonomisë. Masat janë parashikuar të shtrihen sipas këtij skenari deri në fund të qershorit.

“ Në bazë të numrave të papunësisë ne rakordojmë nëse do të jetë gjysmë page minimale, një pagë minimale, 1.5 paga minimale apo më shumë. Pra më varësi të numrave. Këto janë planifikime të momentit sepse dinamika e virusit ndryshon përditë. Në hapat e parë ne menjmë që do të ketë një papunësi 40-50 mijë e menjëhershme që do verifikohet në javën e parë të prillit. Dhe nëse kjo shkon 80 mijë ose 90 mijë ne jëmi duke folur për një humbje të punësimit në nivele 12 %. Dhe kjo nuk është pak”- thotë Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

Ekspertët e shohin planin e qeverisë të ngjashëm me shtetet e tjera dhe insistojnë në ruajtjen e aftësisë paguese të qytetarëve.

“Qytetarët duhet të kenë aftësi paguese dhe akses në të mirat bazë, qofshin këto importi apo eksporti, përmbushjen sa më të mirë të nevojave për medikamente dhe pajisje mjeksore dhe mbështetjen e ekonomisë duke mundësuar që subjeket e shëndosha të vazhdojnë punë dhe të kenë likuiditet”- Azmi Stringa, Pedagog i Financës, Universiteti “New York”.

Zyrtarët e qeverisë garantojnë funksionimin e disa sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë.

“Ne kemi një listë të detajuar të maturuar të kategorive të sipërmarrjes që janë të të lejuara të punojnë normalisht si , bankat, prodhimi duke ruajtur distancat sanitare, transporti i mallrave, bujqësia, kuptohet mjekësia patjetër, policia, siguria, por në po fllasim për zinxhirin ekonomik që sigurisht do ngadalësohet por jo të thahet”- vijon Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavisurit parashikohet të sjellë deri në fund të qershorit nëse vazhdon me këto ritme, një tkurrje të buxhetit me 400 milion dollarë osë me 10 % të ardhurave. Ekspertët vërejnë se thellimi i borxhit publik aktualisht është i pashmangshëm

“Siç shihet do të kemi nevojë për të marrë një borxh prej 400 milion dollarë, ku 300 milion dollarë duhet të përballojmë deficitin buxhetor dhe 100 milion dollarë është garancia që qeveria ka vënë në dispozicion të biznesit”- shprehet Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Por ky parashikim për qeverinë është më i miri, pasi shifra mund të jetë më e lartë.

“Po të kufizohemi me kaq do isha i lumtur. Mund të jetë më rëndë se kaq, varet nga dinamika. Asgjë nuk mund të parashikojmë dot” – vijon Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

Turizmi me një ndikim prej 26.2 % në prodhimitn e brendshëm bruto bashkë me sektorët që varën prej tij, ka marrë një godite të rëndë.

“Sektori i turizmit është i detyruar të punojë me levizjen e njerëzve e cila është bllokuar komplet, duke e cuar në kolaps total këtë sektor më ndikim të ndjeshëm në ekonomi”- thotë Valter Hoxha Pedagog në ekonomi, Univeristeti “Mesdhetar”

Por qeveria thotë se turizmi do të ndihmohet nga fondi prej 65 mln dollarësh permes pagesave të papunësisë. Paketa financiare e qeverisë përfshin dhe disa masa të tjera si ajo prej 100 milion dollarësh si fond garancie për biznesnet që duan kredi për pagat. 25 milion dollarë për Ministrinë e shëndetësië për emergjenca spitalore. 10 mln dollarë për fondin e emergjencës. Shtyrjen e tatim fitimit për biznesin e vogël për 6 mujorin tjetër në varësi të situatës, si dhe fshirje e kamatvonesave për energjinë elektrike për mbi 210 mijë familje me vlerë prej 150 mln dollarësh. Zyrtarët janë të bindur se nevojat janë më të mëdha, por ndërhyrjet financiare thonë ata, nuk mund të prekin çdo individ. Përpjekjet aktuale synojnë të ruajnë aftësinë paguese të qytetarëve si dhe ekonominë të mos bjerë në recesion.

Klikoni këtu për të parë videon e plotë.

Etiketa: COVID-19Ekspertët në ShqipëriKoronavirusikriza ekonomikeMimoza PicariPaketa financiareQeveriaVOA

Të Lidhura

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

nga 27
09:39 | 26/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20,...

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

nga 27
09:33 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti gazetarit Sami Curri është...

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

nga 27
09:25 | 26/04/2026
0

Një skandal është zbuluar së fundmi në bankën italiane “Intesa San Paolo Bank”e cila mësohet se ka marrë një gjobë...

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

nga 27
09:15 | 26/04/2026
0

Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të...

Para
Pas mesditës “shtetrrethim” total në të gjithë vendin: Si kufizohet lëvizja me urdhërin e ri

Koronavirusi/ Qeveria shpall Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

09:33 | 26/04/2026
Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

09:25 | 26/04/2026
“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

09:15 | 26/04/2026
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

09:07 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –
  • Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –
  • “Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –
  • Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –
  • Panik në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna gjatë darkës së gazetarëve – Trump i padëmtuar, arrestohet autori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com