Opozita në dorë të Koços e Rexhepit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita në dorë të Koços e Rexhepit!

19:28 | 03/08/2016
në Opinion
0

Opozita në dorë të Koços e Rexhepit!

Nga Mero Baze

Nuk ka fallxhor që mund t’ia dilte ta parashikonte që Partia Demokratike në vitin 2016 do t’i kishte sytë nga Koço dhe Rexhepi. Pas një dreke me Ilir Metën në Hotel “Grand”, opozita shpërtheu në ekstazë, thua se fitoi zgjedhjet me Koçon dhe Rexhepin. Aq shumë u ekzaltua, sa në blogje të turreshin po t’u thoje ndonjë fjalë të keqe, sidomos për Koçon.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në të vërtetë dreka ishte një ngjarje reale, por jo për opozitën.

Ilir Meta me Meidanin besoj nuk ishin takuar që nga viti 2002, kur kanë bashkuar votat kundër Fatos Nanos, për të hequr Arben Rakipin nga Prokuror i Përgjithshëm. Prej asaj kohe Rexhepi ka parë punët e veta dhe hallet e djalit, për të cilin iu gjend pranë Berisha, duke e bërë një farë drejtori në Dogana. Meidani ka arsye të jetë i mërzitur me Edi Ramën, jo vetëm për punën e djalit, por dhe mënyrën se si Rama e përdor atë sa herë i duhet në Kongrese apo momente krizash.

Koço, po ashtu ka arsye të jetë i mërzitur me Edi Ramën. Jo për ato që thotë për arsye parimore, por për faktin se Rama nuk e çoi dot deri në fund betejën për ta detyruar Partinë Socialiste të pranonte modelin e Koços. Nuk ia doli dot dhe e la Koçon vetëm përballë PS, dhe ai u fshi sikur nuk ekzistonte. E vetmja gjë çfarë i ka mbetur Koços, janë drejtorët që ka emëruar dhe fakti që bën ende si faktor i rëndësishëm për të majtën shqiptare.

Aktualisht Koço është një armik i Edi Ramës, por Edi Rama nuk është një armik i Koços. Ai ndjehet keq që nuk e bind dot Koçon, që as Zoti nuk e ndihmonte dot, para Gjykatës dhe para PS.

Edhe Ilir Meta ka hallet e tij. Përpjekja për të pasur një pakt me PD për reformën dhe për të imponuar konsesus me çdo kusht, është një betejë për të faktorizuar opozitën dhe për të poshtëruar partnerin në qeveri, përballë opozitës. Kjo ka rritur tensionet dhe ka prodhuar një krizë reale në koalicion. Por kjo është kriza mes Metës dhe Ramës dhe jo fitorja e PD kundër qeverisë.

Ilir Meta mund të shkojë në vitin 2017 me PD dhe është në të drejtën e tij, mund të rrijë po ashtu me PS, apo të dalë më vete. Ai do marrë vendimin e duhur për të, kur ta bindet për skenarin më të mirë.

Por, ky gëzimi i opozitës që ai ka ngrënë drekë me Koçon e Rexhepin dhe pas kësaj ata mund të rrëzojnë qeverinë, është fundi i energjive opozitare. Kulmi i poshtërimit të opozitës, është, kur pas kësaj del kryetari i saj Lulzim Basha dhe thotë se nuk hyn në zgjedhje pa qeveri teknike. Pra ai nuk do të besojë se ëndërra e Koços dhe Rexhepit, ishte një ëndërr vere 24 orëshe, që mbaron shpejt.

Ilir Meta doli sot sërish dhe sqaroi se nuk kishte shkuar tek “Grandi” për mesazh, por për masazh. Kjo e kthen Bashën në pikën zero, 24 orë më parë, kur sytë veshët, mendja dhe zemra e opozitës ishte tek dreka e Koços dhe Rexhepit. Nuk di, nga se u zhgënjye më shumë, nga masazhi i Metës, apo mesazhi i munguar i Koços, por di të them se asnjëherë opozita shqiptare, qoftë PD, qoftë PS, nuk ka qenë kaq e pashpresë, e paqartë, e pamend dhe e papërgjegjshme, sa opozita e Lulzim Bashës, që mbështet gjithë shpresat e opozitës tek Koço dhe Rexhepi. As PS që i ka të vetët dhe i ka përdorur, kur i janë dashur, si ka pasur kurrë shpresë, por problem. Vetëm Lulzim Basha di të bëjë opozitë të tillë dhe të fillojë të vajtojë, që sot para një viti, se nuk hyn në zgjedhje, po nuk u bë siç do Koço. Do me thënë qeveri teknike.

/gazetatema.net/

Etiketa: edi ramaKoco KokedhimaLulzim BashaMero Bazeopozitaqeveri teknikerexhep Meidani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Spektakli socialist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com