Një varëse me portretin e Skënderbeut në Muzeun Britanik. A është ky portreti i vërtetë i heroit kombëtar? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një varëse me portretin e Skënderbeut në Muzeun Britanik. A është ky portreti i vërtetë i heroit kombëtar?

19:10 | 21/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Seci

Në Muzeun Britanik në Londër, i mirënjohur si British Museum, mes shumë e shumë objekteve të ekspozuara gjendet edhe një varëse që brenda saj ka një portret prej guri të gdhendur, varëse e shekullit të 15-të, për të cilën në shënimin e bashkëngjitur shkruhet se është e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Varësja me portretin prej guri të gdhendur, ka këtë numër serie të shënuar kapakun mbrojtës: “SLB Cameos. 176”. Kur e sheh nga sipër xhamit mbrojtës në ekspozitë, ngjan sikur është prej kuarci, e gjatë 1.62 inçe sipas sistemit anglez të matjes ose 4.1 centimetra me sistemin e Europës kontinentale. Shënimi poshtë thotë se portreti është gdhendur në një lloj guri gjysëm të çmuar. Është një punim i realizuar me shumë finesë duke pasur parasysh madhësinë e objektit. Portreti i Skënderbeut aty është mjaft me interes, sepse përbën një objekt që daton nga shekulli i 15-të, pra shekulli, kur ka jetuar e vepruar Heroi ynë kombëtar. A ka mundësi pra që ky portret i gdhendur në gur të jetë realizuar në gjallje të Heroit tonë Kombëtar!?

Varësja me portretin e Skënderbeut në British Museum

Gdhendja është realizuar me teknikën italiane të shekullit të 15-të, kohë kur ky lloj arti lulëzonte në Itali. Le ta shohim më hollësisht çfarë paraqitet në këtë portret… Sipër jelekut, Skënderbeu shihet që ka veshur një mantel aristokratik me jakë të lartë, mbi krye ka dy kurora dhe në qendër të kurorës është simboli i zambakut, “Fleur-de-lis”, simboli mbretëror i Europës së asaj kohe, një simbol shumë i njohur që gjendej dhe ende gjendet, në kurorat dhe stemat mbretërore të të gjithë familjeve mbretërore të Europës. Gjeografia e përdorimit të këtij simboli është shumë e gjerë në gjithë kontinentin europian. Simbolika e kësaj lulje në kurora mbretërore mban këtë domethënie; me tre petalet e saj lulja përfaqësonte tri shtresat e shoqërisë së kohës, kur nisi të përdorej, pra përfaqësonte ata që punojnë, ata që luftojnë dhe ata që luten, falen. Faktikisht, kjo lule është simbol i lashtë që është gjetur në heraldikën europiane që nga koha e Shën Zenobisë, shenjtor italian nga Firence, (italisht San Zanobi, Zenobio, vitet 337 – 417)… “Fleur-de-lis” është bërë e famshme sidomos në France, sepse ka qenë simboli që ka mbajtur Karli i Madh “Charle Magne”. Simboli në fjalë është shumë i përhapur, simbol që gjendet që nga kangjellat e Buckingham Palace (Pallatit Mbretëror në Londër), e deri te flamuri i Saint Louis, në Missouri SHBA. Në mjaft interpretime, këtë lule e paraqesin edhe si simbol të Trinisë së shenjtë. Ky simbol gjendet në gjithë kurorat mbretërore të dinastive të Europës dhe prania e këtij simboli në kurorën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dëshmon paraqitjen e tij si mbret dhe njëherit edhe njohjen e Skënderbeut si të tillë nëpër oborret mbretërore të Europës, pasi një simbol i tillë nuk i pranohej gjithkujt. Një konfirmim të këtij simboli në kurorën mbretërore të Skënderbeut e ka bërë edhe Marin Barleti në veprën e tij, (Cf. Marius Barletius, Historia de vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, Rome, 1501 or 1510, Frontispiece, opp. p.1.)… dhe po ashtu edhe katalogu i Muzeut britanik ku gjendet kjo varëse, (British Museum, Catalogue of Early Italian Engravings, by A. M. Hind, Section A.1; and Stowe MS. 697. fol. 180. )… -“Nga vjen kjo varëse dhe si ka përfunduar aty!?” – shtrohet me të drejtë pyetja.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Sir Hans Slone

Muzeut Britanik kjo varëse me portretin e gdhendur të Skënderbeut i është dhuruar në vitin 1753 nga Sir Hans Sloane, mjek, akademik, intelektual dhe koleksionist i famshëm britanik, (1660 – 1753), i cili në prag të vdekjes i dhuroi Muzeut Britanik gjithë koleksionin e tij familjar që vlerësohet nga më të pasurit në botë. Këtu ky hulumtues i madh meriton të evidentohet se kush ka qenë. Sir Hans Sloane është në kuptimin e plotë të fjalës babai i Muzeut Britanik, sepse koleksioni i tij ishte embrioni nga nisi plotësimin e vet Muzeu Britanik, ndoshta muzeu më i pasur i botës përsa i takon arkeologjisë dhe historisë.

Një shesh në qendër të Londrës mban emrin “Sloane Square”, pikërisht në nderim të Sir Hans Slone. Hans Sloane ka qenë mjek dhe studiues i mirënjohur, ka marrë titullin “Sir”, është nderuar me gjithë titujt dhe dekoratat e kohës për kontributin e madh që ka dhënë për kërkimet në fushën e arkeologjisë dhe historisë. Mbas Sir Isak Njutonit zgjidhet kryetar i Akademisë Britanike të Shkencave. Pra, një autoritet i tillë i padiskutueshëm shkencor kishte këtë varëse në koleksionin e vet. Shënimin e parë lidhur me këtë varëse me portretin e Skënderbeut e gjejmë në një publikim të hershëm të vitit 1913 në “Revistën Burlington”, viti 1913, faqja 31”, (Burlington Magazine, xxiv, 1913, p. 31), si dhe në një tjetër botim edhe më të plotë të vitit 1915, nga Ormonde Maddock Dalton, titulluar “Katalog i gurëve të gdhendur të periudhës post-klasike në departamentin britanik të mesjetës, antikitetit dhe etnografisë në Muzeun Britanik. BMP, 1915”…, (Catalogue of the Engraved Gems of the Post-Classical Periods in the Department of British and Mediaeval Antiquities and Ethnography in the British Museum. London, BMP, 1915), botim ku flitet me hollësi për secilin objekt muzeal prej gurësh të gdhendur. Varësja me portretin e Skënderbeut është e gdhendur në Itali, thuhet në këto dy publikime, sepse ka teknikën dhe stilin italian të shekullit XV. Kush e ka pasë mbajtur këtë varëse? E kujt ka qenë, kush e kishte të vetën!? Në Muze shënohet se varësja është e shekullit të 15-të, pra e kohës së Skënderbeut dhe është mbajtur që në kohë të tij, sepse e përmend edhe Marin Barleti. Shënohet se Sir Hans Sloane e ka blerë diku në Itali, por nuk sqarohet më shumë. A ka mundesi të ketë qenë e Donika Kastriotit!? Pra, e familjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut?! Ishte befasi për mua, kur e pashë këtë varëse në Muzeun Britanik në Londër, sepse ishte hera e parë që mësoja rreth saj. Asnjëherë nuk na është përmendur ky objekt që në fakt është me mjaft vlerë, sepse ka të gdhendur profilin e Heroit tonë Kombëtar në një gur të gdhendur që daton nga koha e tij. Autenticiteti i kësaj varëseje po ashtu ka rëndësi shumë, sepse nuk mund të diskutohet, ngaqë është sjellë aty nga një prej personaliteteve më të rëndësishme të krejt historisë botërore, siç ishte Sir Hans Sloane, një ekspert që nuk mund të mashtrohej lehtë. Habia tjetër imja është se ku kanë qenë historianët tanë që jo rrallë kanë vizituar Londrën dhe kanë vizituar këtë Muze!? Si ka mundësi që nuk e kanë pikasur? A thua nuk përbën kurrëfarë rëndësi studimore, nuk ngjall kurrfarë kërshërie historike kjo varëse me portretin e Heroit tonë Kombëtar që ekspozohet në Muzeun Britanik të Londrës që nga vitit 1753!?

Etiketa: British MuseumBuckingham PalaceGestis Scanderbegi Epirotarum PrincipisGjergj Kastrioti SkenderbeuIlir Secimarin barletiMarius BarletiusNjë varëse me portretin e Skënderbeut në Muzeun Britanik. A është ky portreti i vërtetë i heroit kombëtar?portretSir Hans Sloanevarese

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Hapet shkolla e parë shqipe në Kretë, vargjet e Naim Frashërit magjepsin këdo

Hapet shkolla e parë shqipe në Kretë, vargjet e Naim Frashërit magjepsin këdo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com