Një kafe me miqtë e kaluar në Facebook. Ku janë historitë e dashurisë që lindën në atobusë e trena? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kafe me miqtë e kaluar në Facebook. Ku janë historitë e dashurisë që lindën në atobusë e trena?

15:27 | 19/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Kujtim Xhaja

Këtë fundjavë, isha i ftuar nga miqtë e mi për një kafe në barin e përhershëm.

Shkova, nuk ngurrova…Pasi u mjaftuam me përshëndetjet e përzemërta, me ndonjë bisedë të shkurtër, rradhën ia lamë shkrepjes së një selfie, të cilën e postuam direkt e në Facebook.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

E gjithë biseda më pas u përqendrua tek like-t dhe komentet që po na vërshonin në kohë reale. Çdo gjë tjetër u eklipsua. Facebook-u  në vetvete u kthye në objekt, subjekti tashmë ishim ne.

E në këtë hapësirë virtuale u përhumbëm me orë të tëra, derisa kamarieri na solli me këmbë në tokë, kur na kërkoi të kryenim pagesat. Koha kishte fluturuar. U çuam, një përshëndetje të ftohtë dhe secili iku në rrugën e vet.

Nga ajo kafe me miqtë, nuk më mbeti asnjë kujtim i vyer, apo ndonjë bisedë interesante në mëndje. Më mbeti vec një imazh në memorien e celularit, të cilës i rikthehem ndonjëherë.

Marr autobusin për të shkuar në shtëpi…ulem..Përpara meje shoh të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të gjithë kokëulur, me celularë nëpër duar…kush me ekran të madh, super të madh, e ca të tjerë syresh me tabletë. Lëvizja e gishtërinjve është identike, shkon sa poshtë-lart, me shpejtësi.

Përpiqem të lëviz pak kokën nga e djathta ime për të shuar kurreshtjen, ç’të shoh: kush në Facebook, e kush në Instagram e Messenger. Të gjithë pa përjashtim të përqendruar me sy poshtë.

Të paktë janë ata që shkëmbejnë ndonjë bisedë me njëri-tjetrin, apo edhe ndonjë vështrim.

Më parë, nëpër autobusë, trena, tramvajë njerëzit kanë shkëmbyer ndonjë vështrim, ndonjë fjalë, janë njohur. Shumë histori dashurie kanë nisur aty, e sa libra janë shkruar.

Por sot jo… nuk ka kohë njeri për këto…Këto i përkasin së shkuarës…Sot, ne jemi ‘’zhytur” në jetën virtuale.

Gjatë kësaj panorame të ofruar para syve, më lindi natyrshëm pyetja: “Ka studime në Shqipëri mbi kohëzgjatjen e të rinjve në rrjetet sociale? Mbi varësinë që shkaktojnë këto platforma?

Shkova në shtëpi dhe bëra një kërkm të detajuar në internet dhe syri më kapi tek-tuk ca kronika të vakëta televizive, të prekura sipërfaqshëm nga mediat tona.

Mendova të kërkoj më thellë, ndonjë studim botëror. “Këta nga SHBA-ja sikur ja thonë me teknologjitë e fundit”, thashë me vete. Një duzinë me studime empirike, me natyrë sociale, psikologjike flisnin për problematikën që shkaktojnë këto rrjete.

Qëndrimi me orë të zgjatura në median sociale është duke dëmtuar shëndetin mendor jo vetëm të fëmijëve, por edhe të rinjve.-theksonin studimet.

Ajo çka më bëri përshtypje ishte edhe propozimi që kish bërë Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të shtuar në klasifikimin ndërkombëtar të çrregullimeve, qëndrimin e zgjatur në lojrat elektronike dhe maninë e postimit të selfie-ve. Kësaj  të fundit i kishin vendosur termin “Selfitis”.

Si pjesë e kërkimit ishte zgjedhur një grup studentësh të kolegjeve amerikanë, të cilët renditnin gjendjet emocionale me të cilat përballeshin kur postonin selfie në Facebook.

Ndryshimi i ndërveprimi social, humorit dhe luhatjet e përqëndrimit ishin pjesë e këtij studimi.

Ja si u përgjigjën ata:

“Ndihem si e humbur, kur miqtë e mi marrin më shumë like apo komente se unë.”

“Shpenzoj afërsisht 20 minuta në editimin e imazhit para se ta hedh atë në rrjetet sociale”

“Kur njerëzit më pëlqejnë dhe komentojnë në postimet e selfie-ve të mia, ndiej një vetëbesim të rritur”

“Ndihem e izoluar nga grupi im, nëse nuk postoj selfie rregullisht”

Në varësi të postimeve, studimi arriti të dallojë 3 lloje “selfiti”: selfiti i fazës së parë, ai akut, dhe kronik.

Ky studim zbuloi edhe një lidhje të fortë midis kohës se gjatë në rrjetet sociale dhe depresionit dhe vetëvrasjes tek vajzat adoleshente.

Ne harrojmë sa shpesh i kontrollojmë telefonat tanë të zgjuar gjatë ditës. Kur jemi në punë, në shkollë, në shtëpi, madje edhe kur jemi duke parë televizor. Studimi tregoi se ne i përdorim ata më shumë se ç’mendojmë. (numri shkonte nga 47-130 herë në ditë).

E keqja është se këto platforma na krijojnë në imagjinatën tonë, një imazh të rremë, joreal mbi veten, tjetrin dhe shoqërinë.Të gjithë përpiqemi të shfaqim në rrjetet sociale atë çka nuk jemi, ose më mirë, atë çka do të donim të ishim.

Teknologjia e ka bërë këtë proces perfekt. Me anë të filtrave të shumëllojshme, që këto platformë ofrojnë, ne krijojmë, “gatuajmë” realitetin tonë.

E publikojmë atë edhe qëndrojmë në pritje për të përmbushur, kënaqur egon tonë.

Ne kemi nevojë për konfirmimin e të tjerëve, një like shndërrohet në një “etalon matës” i suksesit tonë të rremë.

Më kujtohet një bisedë me një mikun tim kur e njoftova për botimin e një shkrimit tim dhe ai më pyeti me entuziazëm: “Hë, e hodhe, sa like more”?

Apo veprimi i një mikeshës time, e cila i fshinte fotot, nëse ato nuk i arrinin 100-150 pëlqime.

Të gjitha këto shembuj tregojnë me fjalë të tjera, sa i kanë  shtrembëruar të gjitha konceptet tona për realitetin këto platforma sociale.

Ato kanë përmbysur tërësisht themelet e vlerave, normat sociale të komunikimit dhe sjelljes.

Dhe kjo sjellje bëhet akoma më problematike në një vend të tillë ku nuk ka studime të mirëfillta të pasojave, që sjellin rrjetet sociale.

Etiketa: autobusdashurikafekujtim xhajarrjete socialetren

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Disa përgjigjje fantastike nga Sterjo Spasse

Disa përgjigjje fantastike nga Sterjo Spasse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com