Një histori për të qeshur e për të qarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një histori për të qeshur e për të qarë

10:00 | 07/04/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Mira Kazhani
Dy muajt e fundit më ka rënë rasti të shkoj shpesh në QSUT. Nënës sime iu faneps një hernie (me gjasë) shumë më e hidhur se ajo që ka kryeministri. U bllokua fare dhe le të thème me mamin e sëmurë u paralizua gjithë jeta. Nuk kish më byrek me spinaq të dielave, motra, që ka një djalë të vogël, është si limbo këtë periudhë, se nuk është mësuar mos ta lërë të birin sa herë t’i tenez për të dalë, etj, etj.
Nënat janë institucion në vendin tonë dhe kjo është thënë e stërthënë. Ajo që dua të ndaj me lexuesit sonte është eksperienca ime dymujore në Qendrën Spitalore Universitare. Në familje kemi shumë besim tek shtetërori dhe nuk kish zot të bindte nënën time për zgjedhje alternative. Ishte dhe në Itali, por tha që mjekët këtu i duken më të zotë. Ajo nuk di italisht, por gjithsesi edhe keq nuk e ka. Mjekët ne i kemi shumë të mirë, madje ata ishin pjesa e vetme e mirë në këto dy muaj. Doktoresha Entela, neurologia diku tek të 40- tat, e ftohtë kur fliste për sëmundjen, (qe më pëlqente shumë) e qetë me tekat stratosferike të nënës time dhe me humor kur ajo gjithmonë tentonte ta pickonte se këmbën nuk po ia shëronin se nuk po na linin të jepnim lekë. Plasi nëna ime çdo herë që shkonim duke më thënë se isha duke kryer një akt kriminal që nuk ofrohesha për të paguar dhe habitej si askush s’po na kërkonte asgjë.
“Pupupu, këta nuk do më shërojnë. Nuk duan as lekë?! Kanë frikë rrezik, nga ti. Ç’më bëre, më le me një këmbë…”, etj,. etj., pafund si këto. Ishte një torturë të shoqëroje atë në spital, se më shumë sesa për këmbën kish hall si ta blinte kyçin dhe jo ta kuronte. Nuk ka faj, as ajo dhe asnjë që mendon kështu.
Nuk ndodhi asnjë nga paranojat e nënës. Sot kryem një procedurë që quhej inltrim, zgjaste pak dhe më thanë se e bënte doktor Beni, i cili u shfaq pasi kish mbaruar çdo gjë. Me një theks shkodran, i foli pacientes (nënës sime) qartë, rrjedhshëm dhe ngrohtë. I dha informacion dhe u largua duke i thënë të shkuara. Ajo pa nga unë dhe tha: Si nuk i dhamë asnjë lek! Sa gojëmbël që ishte… Unë: Ma, boll!
Kjo është pjesa e vetme e bukur ose më mirë të them normale, kur shikon sesa me shpirt punojnë disa mjekë e infermierë, duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Por, përtej kangjellave të Neurologjisë është një luftë për ekzistencë, është një Shqipëri që të prish gjakun, të bën të ikësh me vrap, e të mallkosh ditën që linde këtu! Nuk ngjan as me fjalimet e atyre, as fotot e instagramit, as me hapjen e megociatave, sigurisht.
Është aty me nivelin e debatit në parlament. Nis që me makinën, të cilën kudo që ta parkosh është problem. Një grua që puno-me ne një kioskë, vetëm nuk i futi stërkëmbësh kyçit të mamit, kur pa se po iknim pa i dhënë ndonjë lek, kur më fakt kishim prerë kuponin dhe ia paguanin vakzën në sportel, ajo ç’kish që lipsej një bakshish? Krijoi një skenë të pakuptueshme, ndërsa shiu atë ditë binte me gjyma. Largimi nga qendra spitalore ishte sikur të kishim shpëtuar nga lufta, por shpëtuam edhe nga këmba, se nëna harroi në ato çaste therrjet!
Një ditë tjetër u ulëm tek një bar që vinte era qepë, qofte dhe djersë, por kamerieri, që duhet të ishte edhe tip pronari, me një bark të madh, i parruar, i palarë… u acarua shumë teksa kalonte me nje tabaka me konjak, kur pa që mami kish mbështetur këmbën tek karrigia përballë: “Oh, ju lutem mos e vini këmbën aty”. Kishim edhe një copë reviste nën të, por më shumë për forcë zakoni, sepse aty pisllëku ishte në ajër e të futej në pore. U ngritëm dhe ikëm. Pritëm në këmbë, unë dhe njëra e mamit. Ndonjëherë edhe ulur tek shkallët e hyrjes së Neurologjisë. Nuk ka as pemë (Lali Eri duhet t’i çojë atje disa dashamirës së jeshillëkut), as stola, as vendpushime.
Kur e shikon QSUT-në, të duket se nuk ka ardhur ende në pushtet Edi Rama. Rilindja Urbane atje u mbyll me rrëzimin e disa kioskave, por ka aq shumë për të bërë. Kuptohet, nuk e ndryshojmë dot sjelljen e gruas së zemëruar me jetën tek kioska e Pediatrisë, as atë barin e qelbur ngjitur me derën hyrëse të Neurologjisë, por mund t’i përmirësojmë, disa duke i përjashtuar plotësisht nga këto ambiente. Sepse, siç duhet ta ketë kuptuar (shpresoj, të paktën) edhe nëna ime, lekët nuk ua kishin mësuar edukatën as tregtarëve aty rrotull, pronarëve dhe se zhvillimi njerëzor ka bërë hapa pas me zhvillimin ekonomik. Të paktën do kujtojmë për mirë Entelën dhe Benin!
http://www.tiranapost.al/nje-histori-per-te-qeshur-e-per-te-qare/
Etiketa: Çezarlimbomamimira kazhaniNjë histori për të qeshur e për të qarëQSUTsëmundjeSpinaq

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shoqëria civile marshim drejt Kryeministrisë

Shoqëria civile marshim drejt Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com