Një hetim mbi “deshirën” e papritur të PD, për Byronë e Hetimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një hetim mbi “deshirën” e papritur të PD, për Byronë e Hetimit

09:37 | 07/02/2016
në Opinion, Uncategorized
0

Nga Mero Baze

Historia e dështimit të derisotëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit, propozuar nga qeveria socialiste në vitin 2014, ka në themel të saj hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të nevojës, se përpëra se të miratohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duhet të bëhen ndërhyrje në Ligjin e Procedurës Penale dhe Ligjin e Organizimit të Prokurorisë.

 

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

Rikthimi i debatit ditët e fundit, ku partizanë të rimiratimit të projektit të PS, ende pa bërë ndryshimet e kërkuara nga Gjykata, po bëhen drejtuesit e PD, është përsëritje e skemës së vjetër të Berishës, për të prodhuar ligje për propogandë, të cilat rrëzohen sërish nga Gjykata. Tipik ka qenë rasti i ligjit për hapjen e dosjeve dhe lustracionin në vitin 2009, kur Berisha për të terrorizuar disa gjyqtarë e prokurorë që kishin në dorë çështjet e djalit dhe vajzës së tij, bëri një ligj haptazi dhe me vetëdije antikushtetues, me qëllim që ta përdorte vetëm për propagandë për të trembur kundërshtarët e tij dhe pastaj të mos vihej në zbatim.

E njëjta skenë po përsëritet.

Po cila është historia reale e Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Byroja Kombëtare e Hetimit ka qenë propozim elektoral i Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe 2013, dhe u bë realitet në vitin 2014, kur Ministria e Brendshme hartoi ligjin që u miratua në Kuvend. Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit u vu si pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Pas miratimit, ligji u kontestua nga Partia Demokratike dhe u çua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Partisë Demokratike, duke e pezulluar zbatimin e ligjit me arsyetimin se, përpara se ai të miratohej si një ligj i thjeshtë, duhet të bëheshin ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Organizimin e Prokurorisë, të cilat ishin ligje me tre të pestat.

Pas kësaj, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me programin amerikan të ndihmës ligjore OPDAT, nisën hartimin e projektit aktual. Projekti është fryt i punës së Ministrisë së Brendshme dhe amerikanëve të OPDAT, dhe është sot i vetmi projekt për të cilin flasim dhe diskutojmë. PD nuk ka as vërejte dhe as ndonjë projekt alternativ për këtë çështje.

Tashmë që ligji të miratohet, duhet respektuar fryma e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ai duhet të kalojë për miratim, pasi të ndryshohen ligji i organizimit të prokurorisë, si dhe Kodi i Procedurës Penale.

Në këtë mes, meqë jemi dhe në kulmin e përgatitjeve për reformën në drejtësi, në ndryshimet e propozuara në Kushtetutë, është dhe një propozim që ka të bëjë me të drejtën e hetimit, i cili deri tani është vetëm kompetencë e prokurorisë dhe hetimi duhet t’i lejohet dhe kësaj Byroje, apo çdo njësie tjetër në varësi të të cilës do jetë kjo.

Pra, që Byroja Kombëtare e Hetimit të miratohet realisht dhe të funksionojë, duhet të bëhen ndryshimet e urdhëruara nga Gjykata Kushteuese dhe t’i hapet edhe më shumë hapësirë në Kushtetutë, sipas modelimit që i është bërë në draft Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përpjekja e PD, në thelb është që të mos miratohet Byroja Kombëtare e Hetimit, por të kalojë sërisht drafti i PS dhe OPDAT pa u bërë ndryshimet, me qëllim që të jetë antikushtetues dhe të shtyhet pafundësisht.

Nga ana tjetër, PD vazhdon të jetë e qartë kundër reformës në drejtësi dhe duke qenë e përgatitur të bëjë betejë për zhbërjen e saj dhe keqleximin e rekomandimeve të Venecias, kërkon të viktimizojë Byronë Kombëtare të Hetimit para reformës, me qëllim që edhe të bëjë sikur është dakord me të, edhe ajo të mos bëhet. Qëllimi final i saj është që reforma të shtyhet pafundësisht, dhe të kalojë pragun e vitit 2017, pas zgjedhjeve parlamentare dhe pastaj të kthehet në një ëndërr të keqe që dikush e pa në vitin 2015, po që s’u bë realitet. E rëndësishme është që këtë që thonë sot pro Byrosë Kombëtare të Hetimit, ta thonë kur të shkojnë në Kuvend për të miratuar ndryshimet në Kode dhe Kushtetutë, që na japin një Byro Kombëtare të Hetimit.

Zoti (d.m.th Doktori), u dhëntë fuqi deri atëhere të besojnë tek Byroja e Hetimit. Por dyshoj se do t’u mbajnë këmbët deri atëhere, pasi të binden që nuk është shaka.

/gazetatema.net/

Etiketa: Byroja Kombetare e HetimitGjykata KushtetueseKodin e Procedurës PenaleKushtetutaLigjin për Organizimin e ProkurorisëOPDATPartia Demokratike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

Para
Jeta e “dyfishtë” e dy motrave gangstere në Bilisht: Në instagram mes luksit, në realitet jetesë mes varfërisë

Në postën e Dondal Lu ka një letër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com