Kryesohet nga Bashkim Fino i PD-së dhe Oerd Bylykbashi i PD
Komisioni për reformën zgjedhore, startoi sot punën për ndryshimet në kodin zgjedhor. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ishte i pranishëm në mbledhjen e kosntituimit të këtij komisioni nga ku kërkoi që të ecet me hapa të shpejtë e pa zvarritje për refomën zgjehdore
Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, do të drejtohet nga deputeti socilaist Bashkim Fino dhe ai i PD-së, Oerd Bylykbashi. Bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi vuri theksin tek zgjidhja e problemit madhor i vënë re në proceset e deritanishme të zgjedhjeve, blerja e votës.
Gjatë orëve të pasdites së të hënës, është parashikuar edhe një mbledhje e Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, e para që pas mbërritjes së raportit përfundimtar nga ekspertët e Venecias.
Deputetët e PD-së do të jenë pjesë e këtyre dy komisioneve referuar rnëdsisë që ato kanë, duke lënë pas bojkotin sipas vendimit të marrë në grupin parlamenmtatr demokrat.