Ngeci karkaleci… detin e dhamë vaksinën ruse a e marrim? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngeci karkaleci… detin e dhamë vaksinën ruse a e marrim?

12:45 | 29/12/2020
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Në 5 dhjetor do të thoshte: “…s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë, të vijë sa më parë në Shqipëri!” dhe u nis për në Amerikë. Atje nuk la pa lëvizur teshat që provoi në i vinin pas shtatit dhe gotat që ngriti në një drekë me një peshkop grek. Ky i rregulloi një fotografi me drejtorin e Pfizer në një ekspozitë pikture. Ka për të mbetur mister kush i pagoi shpenzimet për këtë rrugë Amerike, ku tërhoqi me vete një shpurë me njerëz, që t’i pyeste: “Si më rrinë brekushet?”. Ai është kryeministër dhe nuk pyet për gjëra të vogla, pasi shqiptarët duhet t’ia dinë për nder që merr udhët për ta. Në një vend tjetër, në një popull tjetër mosmirënjohës kryetari i qeverisë do të rrinte në ajër për gjëra kaq të vogla.

Nejse, pas drekës me peshkopin grek në vend të vaksinës na dha një foto me John Wayne dhe Greqia u zgjerua 12 milje në det.

Read more

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

Në Serbi nisi vaksinimi ndaj COVID-19 dy ditë më herët se në Europë. Më 27 dhjetor e nisën vendet anëtare të BE-së. Shqiptarët duhet të presin, prandaj ai po mundohet t’ua marrë mendjen si përherë që të harrojnë sa shumë ajër i harxhojnë Rilindjes për të jetuar. Ai i shan të tërë, qahet për Ilir Metën, ka gjetur fjalën magjike: “gjen shesh dhe bën përshesh”, mallkon Lulin, kërcënon kë i del përpara. Në sherrnajën e tij po do të na e mbushë mendjen që na ka kursyer 3 milje, se Greqia me dasht shkonte 15. Me ç’duket nuk kemi parë gjë akoma, se me gjasë ka me pasë një fazë të dytë. Nejse, ai përherë do të ketë një gjindje që do i rrahë shpatullat duke i thirrur: “…le ta marrin ujin, vetëm ty të të lënë të qetë!”.

Por, ja që ustait të gjeopolitikës së lapsave me bojë i dalin të papritura. Greqia vendos të vaksinojë minoritarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Nuk është çudi ta bëjë Bullgaria me “minoritarët” e saj, pse jo Serbia me të vetët. (Veç fanari ndriçues mund ta kthente vendin e tij në shtet multietnik me nja nëntë pakica). Po kështu, vëllami i tij i Minishengenit, Aleksandar Vuçiç po dërgon vaksina në Mitrovicën e Veriut, teksa thotë që është i gatshëm t’ua japë shqiptarëve të Kosovës. Sikur të bëjë zë Vjosa Osmani me siguri do i sulet zavalli i Tiranës.

Në Tiranë shkon e del ambasadori rus dhe thotë: “Nëse doni kemi ne vaksina për të tërë”. Këtu “ngeci karkaleci”. Pasi në 5 dhjetor ligjëronte si gjel deti: “…s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!”.

Tani bëhet pak e vështirë, pasi ambasadori amerikan në Moskë ka refuzuar të bëjë vaksinën “Sputnik V”. Yuri Kim sado që ta ketë bërë vaksinën e Rilindjes nuk po e ndihmon që t’ia ndjesi atij rusit. Shkon dhe Elisa futet në shoqatën e veteranëve, të cilët i dinë këngët ruse përmendësh dhe e mbajnë Stalinin hero të Luftës. Tani si do ja bëjë?

Këtu i vjen në ndihmë aritmetika që ka bërë në Lice. Ul testimet, ul numrin e infektimeve dhe thotë: “Sot që flasim jemi vendi me numrin më të ulët të fataliteteve në rajonin tonë”.

Do nisë pak nga pak e do tjerrë historinë që arritëm imunitetin e tufës, prandaj nuk na duhet fare vaksina. Ata komentatorët që thonë se puna e detit është pesë me hiç, do thonë që vaksina është kot.

Pastaj do të marrë një letër nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi që ka me i thënë se po shpikimin vaksinën tonë “Made in Albania”, njësoj si linja ajrore “Air Albania”… dhe kur të jetë duke dhënë çelësat e shtëpisë ndonjë demokrati në Shijak do i thotë: “Hë, më ju që nuk besonit tek vaksina ça do thoni tani?” dhe do bëjë sikur do e kthejë me fund gotën e mbushur me ujë që të shkojë të niset për Dubai, se për vete i ka ardhur vakti të bëjë dozën e dytë.

Etiketa: Aleksandar VucicCOVID-19Enkel DemiJohn WayneKryetari i Akademisë së Shkencavemade in albaniaminishengeniNgeci karkaleci... detin e dhamë vaksinën ruse a e marrim?Skënder GjinushiSputnik VvaksinaVjosa OsmaniYuri Kimzavalli

Të Lidhura

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

nga 27
16:00 | 14/01/2026
0

Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit, njofton Fondi i Kombeve të Bashkuara...

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

nga 27
15:46 | 14/01/2026
0

Komisioni Evropian prezantoi zyrtarisht të mërkurën një paketë huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, teksa Brukseli përshpejton përpjekjet për...

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

nga 27
15:32 | 14/01/2026
0

Afati i transferimeve të Torinos ka parë tre përjashtime kyçe për të zhbllokuar marrëveshjet e ardhshme: dy emra në listën...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

nga 27
15:16 | 14/01/2026
0

Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci, e ndodhur më 13 janar 2026, ka sjellë pasoja të menjëhershme në strukturat drejtuese...

Para
Epidemiologu serb për vaksinat në Kosovë: Këto veprime s’mund t’i bëjë një shtet serioz

Epidemiologu serb për vaksinat në Kosovë: Këto veprime s’mund t’i bëjë një shtet serioz

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –

16:00 | 14/01/2026
Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

15:46 | 14/01/2026
Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

15:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

15:16 | 14/01/2026
Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

15:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –
  • Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –
  • Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –
  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit –
  • Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com