Nga Lul del Lulidh

Duhet të lëçisni

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të gazetarit: I jam pranë familjes

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Gazetari humbi betejën me Covid në moshën...

Kishin bërë gati 10 kg kanabis për të shitur, pranga të riut në Fier, në kërkim autori tjetër

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Fier, ndërsa në pranga ka rënë një i ri. Në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara” u arrestua...

Tabaku: 70% e shkollave dhe kopshteve të Tiranës pas tërmetit, nuk janë rindërtuar

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë të tjera fakte për procesin e rindërtimt në Tiranë. Këtë herë bëhet fjalë për institucionet arsimore në...

U hap vetëm për plazhin, mbyllet Bypassi i Vlorës

Mbyllet Bypass i Vlorës. Pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur. Ende nuk ka...

Nga Enkel Demi

Disa ditë para se të nisej Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara, media e bëri me dije këtë kumt, madje njoftoi detaje të përbërjes së delegacionit, kush u hoq nga lista dhe cili u fut në listë. Kuptohet një vizitë e kryetarit të opozitës në Uashington ka rëndësi për ata që e ndjekin politikën. Kreut të PD-së ju bënë ditë përtej oqeanit. Që andej tregoi sa e rëndësishme ka qenë fitorja e PD-së në marsin e vitit 1992, kur ai ishte në moshën e pubertetit, që andej ngushëlloi populli belg dhe dënoi terrorizmin, që andej jep informata për takimet që kryen. Nga njerëzit e politikës amerikane që ai vetë ka evidentuar në faqen zyrtare shënojmë disa kongresmenë, ku nuk mungonte Eliot Engel dhe padyshim duhet shënuar takimi me ndihmësSekretaren e Shtetit, Victoria Nuland. Në gjithë këto ditë Basha ka dhënë detaje, foto për këdo që ka parë dhe është përshëndoshur në Uashington, New York.

Vetëm një takim nuk e ka shënuar, nuk e ka bërë të njohur, takimin me shoqatën e himariotëve të Amerikës, “Himarrioton Society of America”, e cila përfaqëson një rrymë të qënësishme të lobit grek nacionalist në Shtetet e Bashkuara. Duhet thënë se Lulzim Basha nuk është i vetmi politikan i lartë që ulet në tryezë me këta zotërinj, sepse do kohë më parë me ta është ulur dhe një tjetër njeri shumë i pushtetshëm i Shqipërisë (fotot dëshmi të këtij rasti i zotëron 27.al).

Fakti, që Lulzim Basha nuk thotë asnjë fjalë për këtë takim ngre hije të mëdha dyshimi, aq më shumë që jetojmë në një rajon të mbushur plot me histori konsipirative. Shoqata që përmenda ka qenë mjaft aktive në kundërshtimin e reformës administrative që i bashkonte Bashkisë së Himarës një pjesë të Labërisë si Vranishti. Në Tiranë kanë ardhur të cytur nga kjo shoqatë tre kongresmenë amerikanë, përfaqësues të lobit grek. Ata e shprehën hapur mospëlqimin për këtë ndarje të re administrative. Në atë kohë e pakënaqur ishte dhe opozita që bojkotoi reformën, por më pas mori pjesë në zgjedhjet vendore, me këtë ndarje të re, duke pësuar një humbje spektakolare, e cila e ka pompuar edhe më shumë si gjel deti pushtetin.

Shoqata në fjalë e konsideron Himarën tokë greke dhe popullsinë e Bregut të përbërë nga grekë etnikë. Ajo është ithtare e ideologjisë irredentiste të Vorio Epirit. Kërkon ndërtimin e Kishës së Madhe të Shën Kozmait në majë të Llogarasë.

Pikërisht me këta njerëz është ulur kreu i opozitës dhe nuk informon për çfarë ka biseduar. Në këtë rast i mbetet vend veç hamendësimit, fjala vjen duke njohur ndjenjat atdhetare të shefit të opozitës, ai duhet t’i ketë vënë me shpatulla pas murit duke i rrëfyer kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen kombëtare. Kurse ata do i kenë shpjeguar që fustanella e të parëve të Lulit është greke, djathi i bardhë është grek, ndaj e quajnë feta, rakija është greke me emrin cipuro, sallatës së katundit duhet me i thënë sallatë greke, kafja turke është greke, Pirro i Epirit është grek, deti Jon është grek, Korça është greke, Himara po se po dhe në fund do i kenë shpjeguar se fjalës “lule” në greqisht i thonë “lulidhi”.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të gazetarit: I jam pranë familjes

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Gazetari humbi betejën me Covid në moshën...

Kishin bërë gati 10 kg kanabis për të shitur, pranga të riut në Fier, në kërkim autori tjetër

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Fier, ndërsa në pranga ka rënë një i ri. Në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara” u arrestua...

Tabaku: 70% e shkollave dhe kopshteve të Tiranës pas tërmetit, nuk janë rindërtuar

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë të tjera fakte për procesin e rindërtimt në Tiranë. Këtë herë bëhet fjalë për institucionet arsimore në...

U hap vetëm për plazhin, mbyllet Bypassi i Vlorës

Mbyllet Bypass i Vlorës. Pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur. Ende nuk ka...

Grekët në grevë, bllokohet lëvizja e trageteve Sarandë-Korfuz

Ditën e sotme është bllokuar lëvizja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë që bëjnë tamponët...