Prokuroria kërkoi një vit burg për ish-ministrin demokrat Myqerem Tafaj. Ish-ministri i Arsimit në periudhën 2009-2013 akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë procedurave të akreditimit jashtë kritereve ligjore të një universiteti privat. Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Lartë, prokuroria deklaroi se e ka gjetur fajtor deputetin demokrat, duke vlerësuar së dëmi që i ka shkaktuar shtetit është i madh.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Tafaj akuzohet gjithashtu se ka dhënë në kundërshtim me ligjin ambiente publike për një subjekt privat. Padia është paraqitur në prokurori nga Ministria e Arsimit përmes sekretart të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca.