Ambasada e SHBA në Shqipëri ka disa porosi për shtatsit amerikanë gjatë ditës së nesërme.
Ambasada u bën thirrje amerikanëve të shmangin vendet ku nesër opozita do organizojë protestën e saj.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në 27 janar 2018, e cila nis në orën 10:00. Protesta zhvillohet kundër qeverisë shqiptare. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjeve janë të urdhëruar të shmangin këto vende ku do zhvillohet protesta:
– Shmangni Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, veçanërisht selinë e qeverisë, sheshin Skënderbej, sheshin Nënë Tereza
– Të jeni të vetëdijshëm
– Monitoroni mediat për informacionet e fundit
– Mbani profil të ulët”.