• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënë Tereza nuk i duhet Shqipërisë

13:50 | 17/08/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Rilindja Kombëtare kishte për qëllim ringjalljen e ndërgjegjes së shqiptarëve të vënë në gjumë prej pushtimit osman 500 vjeçar. Etërit e kombit iu drejtuan figurave të historisë, të cilët i kishte mbuluar pluhuri i harresës ose ishin “rrëmbyer” nga fqinjët tanë. Shumë herë simbolet tona kombëtare janë manipuluar nga historianë më të “shkathët” dhe sot ujisin krenaritë e të tjerëve.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Pirro i Epirit, fjala vjen rrallë konsiderohet ilir, por helen. Aleksandri i Madh është mollë sherri mes grekëve dhe sllavo-maqedonëve të sotëm, kurse shtrati i tij ilirk është tretur. Skënderbeu jo rrallë bëhet sllav apo grek, ndërsa shqiptarët rrinë e i shohin në sy këto pretendime.

Së fundmi, në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës po shohim se si në kohën e komunikimit kibernetik sllavo-maqedonët po rrëmbëjnë krejt në mënyrë të rëndomtë, po e bëjnë të tyren shenjtoren, por ama duhet të pranojmë që janë duke u munduar fort e plot zell për këtë qëllim.

Nënë Tereza do të shenjtërohet në Vatikan më 4 shtator të këtij viti, kurse në Shqipëri, Kosovë apo kudo që jetojnë shqiptarët askush nuk e ka vënë ujët në zjarr. Në Shkup, me këtë rast për plot në javë do të organizohen një sërë veprimtarish, por ata kanë nisur qysh më parë me aksione të mirëfillëta politike, artistike, përurime shtatoresh dhe më gjerë, të cilat evokojnë figurën e Nënë Terezës si maqedone. Së fundmi duke kaluar kufijtë e arsyes dhe duke e shndërruar krejt në qesharake, Maqedonia ka shtypur një kartmonedhë me portretin e Nënë Terezës. Shenjtja që e pa Zotin vetëm tek sinoret e varfërisë do të jetë pare për të shkëmbyer mall?! Është çudi tipike ballkanase, por në Tiranë ende nuk ia vë njeri në pullë as kësaj. Meqë ra fjala, le të shpresojmë që Posta Shqiptare të emetojë një seri pullash për shenjtërimin e Nënë Terezës. Kaq mund ta bëjë qeveria, meqë është e zënë me gjëra të tjera të mëdha shumë.

Askush nuk lëviz gishtin në Tiranë apo Prishtinë. Punët tona të brendshme, por edhe PR egocentrist i pushtetit e ka lënë Nënë Terezën krejt në shejtninë e saj. Nëpër Shqipëri dhe Kosovë gjallojnë veç motrat e Nënë Terezës që mbledhin si milingonat dromcat për skamnorët. Pushteti ka hall të bëj foto, historianët flenë si ariu në dimër.

Vetë Nënë Tereza thoshte: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por, zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.”

Kur Nënë Tereza u shua, politikanët shqiptarë si të qeverisë, si të opozitës bën namin të shkonin në Kalkuta dhe të thonin pikërisht një pjesë të kësaj shprehje, sepse në at’botë na duhej për imazh, na hynte në punë që mos të kujtoheshim veç për luftën mes vedit të vitit 1997. Tani, kujt i duhet Nënë Tereza? Le ta marrë Gruevski, atij i hyn në xhep dhe pas do motesh mos të habitemi, kur Nënë Tereza të na dalë të ketë thënë: “Me gjak jam maqedone; me nënështetësi indiane….”

Etiketa: "Skenderbeu"Aleksandri i MadhEnkel Deminene terezaNikolla GruevskiPirro i EpiritPosta ShqiptareShqiperisllavo-maqedonët

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Biden është ndjerë hero para nipërve kur takoi Majlinda Kelmendin

Biden është ndjerë hero para nipërve kur takoi Majlinda Kelmendin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

23:13 | 29/03/2023
Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

23:09 | 29/03/2023
Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

22:57 | 29/03/2023
7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

22:45 | 29/03/2023
Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

22:29 | 29/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –
  • Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –
  • 7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –
  • Lamborghini prezanton një supermakinë të re –
  • Me këto 10 pije i thoni “lamtumirë” migrenës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com