Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur lëvizjen në 6 komisariate në qytete të ndryshme të vendit, në Tiranë, Korçë, Berat, Fier dhe në Gjirokastër.
-Ferdinad Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emeruar Drejtor i Policisë Korçë.
-Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emeruar drejtor policie në Berat.
-Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier.
-Andon Marku ish-drejtor Fier shkon drejtor kufiri në Korçë.
-Drejtor kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.
-Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.