A mund të jenë vrasës njerëzit e qytetëruar? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të jenë vrasës njerëzit e qytetëruar?

16:32 | 21/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Ergys Mërtiri

Besimi se arsyeja na çliron nga dhuna buron nga një tjetër bindje e lidhur me mitin etiologjik, sipas së cilës dhuna është gjithmonë pasojë e iracionalitetit. Parë nga një vështrim i përgjithshëm, njeriu nuk ka përse të ketë arsye për të vrarë. Vrasja është diçka çnjerëzore që nuk përkon me vlerat e një shoqërie të zhvilluar. Kjo bën që dhuna të shtyhet në horizontin e pasionit. Krimi buron nga iracionaliteti, i cili gjendet në sferat afektive të qenies njerëzore dhe jo në ato racionale. Për këtë shkak, shërimi kërkohet shpesh tek kultivimi i arsyes, shkollimi, zhvillimi i kulturës etj.

Pra, nga kjo perspektivë dhuna nuk ka kuptim të gjendet në modernitet, pasi shoqëritë moderne mendohet të kenë arritur zhvillime të mëdha, të panjohura më parë në këtë drejtim. Dhuna duhet të jetë karakteristikë thelbësore e shoqërive paramoderne, ku nuk është arsyeja që sundon, por zakonet, paragjykimet, feja dhe gjithçka iracionale.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në fakt, realiteti nuk e dëshmon këtë. Gjermanët nuk ishin një popull i pazhvilluar në kulturë dhe shkencë, madje mund të thuash se ishin superiorë ndaj shumë të tjerëve. Njerëzit e përfshirë në makinerinë vrasëse të Hitlerit nuk ishin injorantë, madje në kampet e vdekjes, si p.sh. në Auschwitz, luhej live muzikë klasike nga veprat e Bahut, Moxartit, Bethovenit. Jo vetëm kaq, por mund të themi se burimi më i madh i kriminalitetit të nazizmit vinte nga elitat. Ndoshta njolla më e errët e kësaj historie ishte përfshirja e turpshme shumë shkencëtarëve, mendimtarëve, shkrimtarëve dhe artistëve në marrëzinë naziste, shumë prej të cilëve ndihmuan me zell në mizoritë e saj. Sidomos shkencëtarët u bënë, në mjaft raste, iniciues të politikave racore të shfarosjes, si dhe të eksperimenteve me qenie humane.

Përkundrazi, rritja e potencialit shkatërrues që bart bota moderne vjen pikërisht, për shkak të racionalizimit që sjell moderniteti. Kemi të bëjmë me një lloj të ri agresiviteti, i cili tashmë nuk buron më nga iracionaliteti, por pikërisht nga racionalizimi, gjë që e bën atë më efikas, më të ashpër dhe më të pakontrollueshëm. Paradoksi qëndron se, nëse në një kuptim të caktuar njeriu nuk ka përse të ketë arsye për të vrarë, pikërisht kur arsyeja kthehet në të vetmin burim të së vërtetës, në të vetmen instancë legjitime të njohjes dhe në të vetmin instrument mbi të cilin ndërtohen institucionet shoqërore, bota bëhet shumë e paarsyeshme.

Pa dashur të ndalemi te kritikat ndaj racionalizmit apo edhe iluminizmit, paradokset e një bote të triumfit të arsyes, e cila ofrohet më shumë si një mit sesa si një sistem i kulluar dijeje, janë të pashmangshme. Por sidoqoftë tashmë, të paktën që nga Weber-i, kemi mësuar të njohim dhe shqetësohemi mbi kërcënimet e arsyes dhe shqetësimet e një bote ku sundon “kafazi i hekurt i racionalitetit”. Weber-i e pat ndjerë këtë rrezik, ndonëse nuk arriti të parashikojë se deri ku mund të arrinin pasojat.

Në nivelin e vet më të përkryer, kjo lidhje e dhunës me racionalitetin shfaqet në sistemet totalitare. Siç raporton Robert Nisbet, sundimi totalitar mbi vullnetin e njeriut nuk është një proces misterioz iracional, por ai lind dhe zhvillohet në mënyrë racionale gjatë krijimit të lidhjeve, statuseve dhe funksioneve të reja shoqërore, nëpërmjet të cilave manipulon vullnetin e njeriut. Ai manipulon mjeshtërisht, në mënyrë krejtësisht racionale, çdo aspekt të veprimtarisë shoqërore, në funksion të procesit të riasimilimit.

Nisbet vëren se shteti totalitar është racional në mënyrën sesi identifikon nevojat themelore të tij dhe rrugët që kërkon për zgjidhjen e tyre, në mënyrën sesi shkatërron strukturat sociale ekzistuese për të prodhuar forma të reja mobilizimi, në eliminimin e formave të vjetra të gjuhës dhe sintaksës në interes të një strukture komunikimi racionale, në anulimin e procedurave ligjore ekzistuese në interes të një kodi ligjor më racional në shërbim të projektit që ai kërkon etj. Sipas tij, kampet naziste të përqendrimit dhe të shfarosjes ishin racionale jo vetëm për efikasitesin e pamëshirshëm, por edhe për zhvendosjen e mirëllogaritur të viktimës dhe mbikëqyrësit nga të gjitha aspektet shpirtërore dhe emocionale.

Lidhur me këtë të fundit, një sërë autorësh, si Lachs, Hilberg, Caputo, tregojnë mbi efikasitetin e jashtëzakonshëm që ka burokratizimi i vrasjes, i cili bëhet i mundur nëpërmjet një zinxhiri pjesëmarrësish, ku procesi fragmentohet në një sërë hallkash që prodhojnë distancë nga viktima, në mënyrë që askush të mos ndjehet fajtor. Kjo përbën nivelin më të lartë të efikasitetit të një politike gjenocidale. Vrasja nëpërmjet racionalizimit, dhe jo pasionit, është mekanizmi i duhur për të rritur efiçencën në ekzekutimin e sa më shumë njerëzve me sa më pak kosto.

Alber Camus shkon edhe më larg. Ai pohonte në 1951 se ne jetojmë në kohën e krimit të përsosur, pasi krimi është bërë i arsyeshëm. Për të kemi dy lloje krimesh: ato që udhëhiqen nga pasioni dhe ato që udhëhiqen nga arsyeja. Ky lloj i dytë përfaqëson një formë të re të krimit të zhvilluar në kohët moderne. Kriminelët tanë nuk janë, si dikur, të pambrojtur përballë ndëshkimit. Përkundrazi, krimi i sotëm ka fituar alibi të pakundërshtueshme. Në momentin kur krimi fiton arsyeshmëri, ai vështron si vetë arsyeja. Nga i vetmuar siç ka qenë historikisht, ai fillon e bëhet universal dhe nga i përndjekur arrin të bëhet vetë ligji.

Camus shikon në themel të gjithë kësaj panorame thelbin e mohimit dhe të nihilizmit. Në mungesë të një vlere superiore që orienton veprimin, do të shkohet në drejtim të dobisë. Kur asgjë nuk është më e vërtetë ose e rreme, e mirë ose e keqe, vlerat e vetme që mbeten janë efikasiteti dhe forca. Bota nuk ndahet më në të drejtë e të padrejtë, por në zotërues dhe robër. Në këtë moment sundimi i takon dhunës dhe vrasja fiton privilegj.

(Fragment nga shkrimi: “Krimet e arsyeshme të qytetërimit tonë dhe barbaria brenda nesh”/ Medius)

Etiketa: arsyeelitaergys mertirigjermanimuzikeshoqërivrasjezhvillim

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vdes një i burgosur, po transportohej për në QSUT pas problemeve shëndetësore

Vdes një i burgosur, po transportohej për në QSUT pas problemeve shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com