Më mirë … se i vogël – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më mirë … se i vogël

10:32 | 12/11/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

I bie që një herë në kaq vjet një gazetar shqiptar të raportojë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk do të thotë që rëndësia e këtij raportimi ka përmasë të rëndësishme. Sepse, çdo gjë varet nga ekonomia e tregut të lirë dhe hapësira ku vepron. Ndodh pak a shumë ajo që profesor Plasari shpjegon për “fatkeqësinë” e Mitrush Kutelit, i cili shkruante në një gjuhë të vogël. Pra, nëse gjuha shqipe nuk do të ishte kaq e veçantë, por do të ishte fjala vjen latine, me siguri rëndësia e raportimit do të qe ku e ku më e madhe. Por, na ka rënë për hise të punojmë në një vend të vogël, të ndarë si mos më keq dhe me një gjuhë të vogël, të bukur, të mahnitshme, por të vogël. Kështu, megjithëse është i rëndësishëm raportimi, shtatin e ka të shkurtër. Duke e parë në këtë këndvështrim, nëse kërcen të kalosh këtë përmasë që të jep Shqipëria, lëmi i saj i veprimit, fusha magnetike e ndikimit të saj, edhe kur ke të drejtë, mund të nxjerrësh në dritë një budallallëk me brirë. Kështu tingëllon ndërhyrja e kryeministrit tonë në fushatën elektorale të Amerikës, ku kingmaker-ët kishin nevojë për një zë europian dhe gjetën këtë tonin. Nuk duhet të ketë qenë lëvizje e keqe në sytë e opinionit publik amerikan, i cili është i informuar pak ose aspak për gjeografinë politike të Europës. Për ta mjaft të thuash europian dhe si Hollande, si Rama njësoj ngjajnë. Por, këtu në kontinentin tonë të vjetër tingëllimi i kësaj ndërhyrje merret për marri. Dhe po ta zvogëlojmë edhe më, shpotitë, memet, sulmet që i po adresojnë Ramës sot apo nesër në Kuvend për këtë çështje, ka gjasa të duken po aq marroke sa deklarata e tij kundër kandidatit për president.

Natyrisht, Donald Trump nuk do ia marrë hakun nesër Ramës, edhe nëse e ka marrë vesh që shumë muaj më parë ky i fundit i është lutur Zotit në CNN që ai mos të bëhej President. Natyrisht, Donald Lu, diplomati ynë popullor, nuk do jetë i pari që do kalojë në revistë para administratës së re. Madje, për fat të keq nuk do e flakin prej zhelesh që këta të shpëtojnë nga reforma në drejtësi. Një tjetër kumt i “tmerrshëm” është edhe që ndikimi i Soros në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë ka gjasë mos të rrudhet. Në përgjithësi politikat, gjeopolitikat e këtyre shteteve që kanë shtatin e viganit nuk ndryshojnë kaq befas, sa të ndikojnë tek humoret elektorale të shqiptarëve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Donald Trump në fjalimin e tij të parë si President përmendi ndërtimin e urave, rrugëve, veprave të mëdha publike dhe foli për një plan ekonomik, sepse paska punë për të bërë me ekonominë më të fuqishme në botë. Më tej shtoi se politika e tij do të jetë ajo e partneritetit.

Veton Surroi kishte shumë të drejtë, kur thoshte që vetëm heqja e vëmendjes mbi faktorin shqiptar në Ballkan është shumë e rrezikshme. Kësaj duhet t’i kemi frikën, mospërfilljes së Uashingtonit, jo përfilljes së tij, qoftë dhe për t’i kthyer dylekëshin Ramës.

Duke ju kthyer vogëlsisë sonë të gjuhës, meqë u çel dhe panairi i librit, kjo fushë e vogël veprimi shpesh herë na izolon, sepse komunikimin e kemi më të vështirë se ata që flasin gjuhë të tjera. Na duhet t’i mësojmë gjuhët, t’i shkruajmë më mirë se ata vetë, por kjo nuk na jep kurrë të njëjtin shtat si ata. Ndaj brenda cic-miceve tona, sherrnajës biem tek kompleksi i inferioritetit i fanarit ndriçues. Kryeministri ynë e bëri proçkën për të rrëfyer këtu, në hapësirën tonë të vogël se sa me peshë është, derisa ia dëgjojnë zëthin të mëdhenjtë e botës. Të ngjashmit e tij, meqë jemi gjithmonë në panair, po mundohen të na paraqiten si Umberto Eko, Markez, Pamuk, sepse nuk i lë të qetë fanari ndriçues. Më e udhës do të qe të ndiqnin fatin tragjik të gjuhës së vogël të Konicës, Koliqit, Fishtës e të tjerëve.

Etiketa: Donald LuDonald TrumpEnkel Demii vogëlMitrush Kutelipanairi i libritproçkëVeton Surroi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Progres–Raporti: Shqipëria, pa progres në prokurimin publik

Progres–Raporti: Shqipëria, pa progres në prokurimin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com