Edhe pse Presidenti Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit duke i shtyrë, KQZ vijon normalisht punën.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, kryetari Klement Zguri u largua në mënyrë demonstrative duke deklaruar se nuk mund të vijojnë përgatitjet, pasi KQZ duhet ti bindet dekretit të Presidentit.
Pritet që të shikohet nëse në mbledhjen e sotme anëtarët e PS-së do ta hedhin në votim për të rrëzuar dekretin e Presidentit.