Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mesila Doda publikon videon, ja si vidhen votat e PDIU në Tiranë (film)

Nga Media 0

Votat e PDIU janë vjedhur gjatë numërimit në Tiranë. Ky fakt është i dukshëm në një video që ka postuar Mesila Doda në profilin e saj në rrjetin social facebook.

Siç vërehet në një sekuencë të videos fletët e PDIU-së janë kaluar tek një forcë tjetër politike me një veprim gati të pakuptueshëm duke dëshmuar në këtë mënyrë një shkelje të rëndë.

Doda shprehet se kjo video është vetëm akti i parë i një radhe të gjatë rastesh, ku vota e PDIU-së është vjedhur, ndërsa shton se personi që ka kryer shkeljen në këtë qendër numërimi është identifikuar.

“Shumë e rëndësishme… Kjo video që po hedhim sot është vetëm akti i parë i një filmi që titullohet: “Si shkatërrohen zgjedhjet në Shqipëri…”

Vini re me kujdes se si në sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojnë në atë të një force tjetër politike

Ky është vetëm akti i parë i një radhe të gjatë rastesh që tregojnë se ku shkojnë votat e PDIU në këtë rast… personi që kryen veprën e rëndë është identifikuar dhe është njeri i ligjit.

Në videot e tjera, do ju afrojmë vepra të tjera nga numërimi “korrekt” në mes të Tiranës…”, ka shkruara Doda.

Më herët gjatë ditës së sotme kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se kjo forcë ka të gjitha provat e pakontestueshme që tregojnë vjedhjen e votave të PDIU në Tiranë.

Idrizi deklaroi se nesër do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të gjitha pamjet filmike që garantojnë se mandati i 34-t në kryeqytet i përket PDIU-së.

Shume e rendesishme…Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: "Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…" Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU ne kete rast… personi qe kryen vepren e rende eshte identifikuar dhe eshte njeri i ligjit.Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi "korrekt" ne mes te Tiranes…

Posted by Mesila Doda on Sunday, July 9, 2017

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej