Margaritar i historisë së (eks) komunikimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Margaritar i historisë së (eks) komunikimit

11:09 | 23/02/2016
në Uncategorized
0

Nga Albinot Maloku

Vështrim librit: ‘Ekskomunikimi si histori e fshehur, i autorit: Milazim Krasniqi, Rozafa, Prishtinë, 2016

 

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Ekskomunikimi si histori e fshehur” është studimi më i ri i studiuesit Milazim Krasniqi, njëherit profesor universitar, që këto ditë erdhi për lexuesin si një margaritar i historisë së (eks)komunikimit shqiptar prej lashtësisë e deri më sot. Shqyrtim ky i njëzet e pesë shekujve të një fenomeni i cili duhet të studiohet e ri-studiohet, të shkruhet e të rishkruhet, pavarësisht një mungese të madhe të dokumentimit me fakte të prekshme të komunikimit e të medies ilire/shqiptare. Siç e thotë edhe autori Krasniqi, ky studim “provon të thyej edhe një stereotip”, por edhe ka iniciuar hapjen e mundshme të një diskursi ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë e mësojmë për (eks)komunikimin ilir/shqiptar. Nisur nga kjo, studimi “Ekskomunikimi si histori e fshehur” mund të konsiderohet nismëtar i fillimit të studimit edhe më të thellë i fushës së komunikimit masiv dhe medies që nga Iliria e deri në ditët tona. Studiuesi Krasniqi kur fletë për periudhën e antikitetit këtë fenomen e sjell përmes atyre fakteve që janë dispozicion, e që kryesisht janë gojëdhëna ose përshkrime nga Tukididit, Aristotelit, Isokrati e të tjerë, për të vazhduar me secilën periudhë veç e veç dhe duke ju referuar atyre dokumenteve që janë të qasshme për studiuesit e fushës së komunikimit masivë nga historiografia shqiptare.

Libri “Ekskomunikimi si histori e fshehur” është i ndarë në kapituj ku secili sjell rrethanat, momentin dhe kohen në të cilat ka kaluar (eks)komunikimi prej Ilirëve e deri në ditët tona. “Komunikimi (me gojë e pa gjuhë) në periudhën Ilire” është kapitulli fillestar i librit që nxitet nga pyetja “pse nuk arritën ilirët të komunikonin me shkrim në gjuhën e tyre dhe të konstituonin institucione adekuate për zhvillimin e shkrimit e të kulturës” së tyre dhe provon të shtjelloj këtë gjë, nisur nga fakti se ilirët “jetuan të kufizuar edhe të përzier me dy popujt më të zhvilluar të kohërave antike, ndërmjet helenëve dhe romakëve”?! Autori Krasniqi për ta shtjelluar këtë gjë e nxjerr në pah pozitën gjeografike nga se e konsideron si faktor mjaft dominant në efektin e kulturave të popujve fqinj, çoftë për tu marr si model ose edhe e kundërta. Fqinjësia ka impakt të fuqishëm në krijimin e standardeve kulturore e të komunikimit. Në librin “Ekskomunikimi si histori e fshehur”, autori Krasniqi e jep maksimumin e nxjerrjes së rrethanave në të cilat kanë jetuar paraardhësit e shqiptarëve si dhe faktorët me rëndësi që ndikuan në (eks)komunikimin e tyre. Ai flet për periudhën e Ilirëve para dhe pas pushtimit Romak. Me pushtimin e Ilirëve nga Romakët fillon edhe rënia e tyre nën mendësinë dhe kulturën e komunikimit të pushtuesit dhe romanizimi i tyre. Thënë ndryshe, ekskomunikimi mes ilirëve merr formë edhe më të rënd. E njëjta gjë e komunikimit me gojë e pa gjuhë vazhdon edhe pas rënies nën sundimtarin e ri të hapësirave ilire e që ishte Bizanti, i cili moment, Ilirët i gjen të gjunjëzuar. Në robëritë e gjata i vetmi mjet i ruajtjes së gjuhës dhe të komunikimit mes paraardhësve të shqiptarëve ishte komunikimi gojor. Si pasoj e kësaj nuk ka shkrime e dokumente që flasin për kulturën e komunikimit mes ilirëve.

Kapitulli i dytë “Komunikimi dhe mediet shqipe nën sundimin osman” i dedikohet rrethanave dhe fakteve të cilët tregojnë për mënyrën e (eks)komunikimit ndër-shqiptar gjatë një rrethane tjetër nga ato nën sundimin Romak e Bizantin, pra të sundimit Osman. Në këtë kapitull autori Krasniqi rrënjësisht flet për ngritjet e para të shfaqjes së një shtrese intelektuale shqiptare, nga e cila fillon mendësia e komunikimit të dokumentuar e të shkruar tek shqiptaret. Shtjellimi i fenomenit të (eks)komunikimit tek ky studim i Milazim Krasniqit bëhet më i përafërt me lexuesin shqiptar, sidomos tek kapitulli i tretë, “Komunikimi dhe mediet në periudhën e Rilindjes Kombëtare”. Autori potencon se “Lidhja e Prizrenit është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të shqiptarëve sepse i nxjerr për herë të parë qartë kërkesat politike e kulturore të shqiptarëve për të krijuar identitetin kombëtar e rrjedhimisht edhe shtetin kombëtar shqiptar”. Gjithsesi, ky moment historik, ishte pikë kthese edhe në fushën e komunikimit dhe medies shqipe. Autori liston një numër të madh gazetash të cilat filluan jetën e tyre, por që ajo e cila u mungonte ishte koordinimi mes vete, mirëpo ato shtynin kauza kombëtare, edhe pse shumë nga ato gazeta e revista ishin në gjuhët e tjera. Pjesë tjetër me rëndësi është kapitulli i cili fletë për “Mediet shqipe në shtetin e trazuar shqiptar (1912 -1939)”. Këtu autori Krasniqi flet për ndikimin e medies shqipe në ngritjen e kauzës për pavarësinë e shtetit shqiptar e më pastaj edhe për periudhat në të cilat po kalonte ky shtet. Edhe në këtë kapitull autori jep një listë të gazetave e revistave të botuara gjatë kësaj periudhe, e të cilat patën ndikim të tyre në krijimin e kulturës së komunikimit ndër-shqiptar. “Gjendja e shqiptarëve në Serbi/Mbretërinë S.K.S/Jugosllavi (1912-1999)” është kapitulli i librit “Ekskomunikimi si histori e fshehur”, ku autori shtjellon momentet e kthesave më të rëndësishme në fushën e medies shqipe në hapësirat jashtë Shqipërisë. “Pushtimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Serbia në rrëmujën e Luftës ballkanike, ishte një tragjedi e re për shqiptarët, e përmasave të parrëfyeshme”, thotë autori dhe këtë periudhë për fushën e komunikimit e përshkruan përmes hedhjes në dritë të impaktit të projekteve serbe për asgjësimin edhe të komunikimit shqip. Gjithashtu, në këtë kapitull autori nuk lë pa përmendur edhe gazetat të cilat filluan të botoheshin në gjuhen shqipe pas viteve 1942 e deri te okupimi klasik i viteve 1990, e cila shumë medie në gjuhen shqipe i mbylli. “Triumfi i dytë (ende i pjesshëm) i shqipes mbi ekskomunikimin” është kapitulli i fundit i cili shqyrton periudhën pas çlirimit të Kosovës me 1999 e deri më sot në sektorin e medies dhe të komunikimit.

Dhe për fund mund të themi se është i mirënjohur fakti se paraardhësit e popullit shqiptar nuk është se kanë lënë gjurmë të prekshme, siç do të mund të ishin dokumentet e shkruara ose diçka e ngjashme për të faktuar mënyrën e tyre të komunikimit në gjuhen e tyre, por që sot rrethanat janë në të gjitha aspektet ndryshe. Nisur nga ky fakt, libri “Ekskomunikimi si histori e fshehur”, i profesor Milazim Krasniqit për studiuesit e fushës së komunikimit masivë dhe të medies është burim interesant për thellimin e studimit, sidomos, të historisë së komunikimit tek Ilirët. Ky studim me një qasje ndryshe padyshim mund të konsiderohet si margaritar i historiografisë në fushën e medies e të komunikimit.

Etiketa: Albinot MalokuEkskomunikimigjuha e shkruarilirëtLidhja e PrizrenitMilazim KrasniqiPrishtinëromakëtRozafa

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Nishani çon në Kushtetuese ligjin e pronave

Nishani çon në Kushtetuese ligjin e pronave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com