Maqedoni/ Marrëveshje për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Zaev: Jemi harmonizuar me partitë shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Marrëveshje për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Zaev: Jemi harmonizuar me partitë shqiptare

17:47 | 23/02/2017
në Shqiperi
0

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka bërë me dije se ka siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin nga Presidenti për krijimin e qeverisë së re.

Zaev, i cili po qëndron në Sarajevë të Bosnjes, tha se ka harmonizuar qëndrimet me partitë politike shqiptare, përfshirë edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve, raporton Radio Europa e Lirë.

“Tanimë kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin. Besoj se ka mbetur një pjesë e vogël për t’u biseduar rreth formimit të qeverisë së Maqedonisë, sepse çështjet kryesore, siç është platforma e Qeverisë së re, platforma e Lidhjes Social Demokrate, platforma e partive politike shqiptare, ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve, tanimë janë harmonizuar”, ka theksuar Zaev.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Zaev tha që ka mbetur të ulet me kryetarët e partive të tjera për të diskutuar rreth ndarjes së dikastereve ministrore dhe kuadrin që do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve Maqedonia do ta ketë qeverinë e re të kryesuar nga social demokratët”, tha Zaev.

Ai nuk beson që do të ketë protesta të organizuara nga VMRO DPMNE, e kryesuar nga Nikolla Gruevski si shenjë pakënaqësie apo shfaqje revolte.

“Ajo se do të ketë protesta apo bojkot nga VMRO DPMNE nuk do të ndodhë, sepse siç e dini, kur e majta vjen në pushtet atëherë ka dialog. Ne jemi të hapur për të biseduar për gjithçka dhe të arrihet një zgjidhje. Nuk ka nevojë për protesta. Nëse unë tani shtroj pyetjen: “pse duhen protesta?”, askush nuk e di, madje këtë nuk e di as Gruevski, megjithëse paralajmëron protesta. Pse? Sepse shkojnë në opozitë pas 11 vitesh. Nëse dëshirojnë pa arsye të mbajnë protesta, atëherë le të shëtisin pak rrugëve”, tha Zaev.

Ahmeti pritet të vendos të premten për koalicion me Zaev-in

Ligji që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe mundëson një shtrirje të gjerë në të gjitha institucionet shtetërore, si në pushtetin vendor ashtu dhe atë qendror, i tha Radios Europa e Lirë, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

“Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim unanimisht ka miratuar tekstin e ligjit për gjuhën, i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe vendor në Maqedoni. Përmes këtij ligji gjuha shqipe përfiton shtirje juridike në të gjitha nivelet e shtetit, prej presidencës deri tek institucioni më i vogël në nivel lokal”, tha Osmani, duke shtuar se për një shtrirje dhe në rrafshin diplomatik duhet të pësojë ndryshime Kushtetuta e Maqedonisë.

“Kushtetuta e Maqedonisë sanksionon përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe me atë maqedonase gjatë komunikimit ndërkombëtar dhe ky ligj nuk e rregullon këtë çështje”, tha Osmani.

Ndryshe, ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, të mërkurën mbrëma ka marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku kanë marrë pjesë dhe dhjetë deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, pasi ata në formë të detajuar kanë shqyrtuar më shumë se 20 nene të draft-ligjit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me “Aleancën për shqiptarët” dhe konsultë më të gjerë të ekspertëve juridikë, hartoi draft-ligjin që mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë përmasa.

Pas çështjes së gjuhës shqipe, të premten pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike të gjitha rajoneve te Maqedonisë, si kusht që deputetët shqiptarë të deponojnë nënshkrimet e tyre, në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, pasi paraprakisht, lideri i VMRO DPME-së, Nikolla Gruevski dështoi të formojë Qeverinë.

“Të premten vazhdon mbledhja e kryesisë qendrore e BDI-së, ku do të debatohen mundësitë e tjera të inkorporuar në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare dhe pastaj do të vendoset rreth veprimeve të ardhshme edhe pse më duhet të theksoj se kryetari i partisë, Ali Ahmeti ka autorizime statutare për të sjellë një vendim për të mbështetur ose jo me deponimin e nënshkrimeve që Zaevi të marrë mandatin, mirëpo kjo do të mbetet të vendoset pas analizave që do t’i bëjë kryetari i BDI-së dhe kryesia e partisë”, thotë Osmani.

Ndërkaq nga burime nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e drejtuar nga Zoran Zaevi, për Radion Europa e Lirë thonë se presin që BDI sa më shpejt të vendos për deponimin e nënshkrimeve të deputetëve, sepse në këtë formë i hapet rrugë formimit të qeverisë së re, e cila do të angazhohet për realizimin e formave dhe futjen e vendit në agjendën e integrimit.

Stërzgjatja e formimit të qeverisë së re pamundëson zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë, theksojnë nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Dy partitë e tjera “Aleanca për shqiptarët” dhe Lëvizja “Besa” thanë se do të deponojnë nënshkrimet e deputetëve të tyre për të marrë mandatin kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, dhe pas kësaj do të fillojnë bisedimet për të marrë ose jo pjesë në qeveri, ndërkohë që kanë thënë se do ta mbështesin qeverinë e kryesuar nga LSDM-ja.

Duhet theksuar se Presidenti i Maqedonisë pas dështimit të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski të formojë Qeveri tha që mandatin do t`ia japë asaj partie, e cila do të sigurojë shumicën parlamentare përkatësisht minimum 61 nënshkrime të deputetëve, duke vendosur si kusht dhe platformën e mandatarit, i cili nuk do të shkelë karakterin unitar të shtetit.

Etiketa: Ali AhmetiBDIbujar osmanigjuha shqipeLSDMMaqedoniNikolla GruevskiVMRO-DPMNEZoran Zaev

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Komentuesi: “Më parë bëhet Basha kryeministër se del Juventusi kampion”/ Ja si i përgjigjet Rama (foto)

Komentuesi: “Më parë bëhet Basha kryeministër se del Juventusi kampion”/ Ja si i përgjigjet Rama (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com