Prangosja e mazhorancës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prangosja e mazhorancës

21:10 | 10/05/2016
në Uncategorized
0
Deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke dale pas nje seance parlamentare, ku deputetet e opozites kane protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga.	/r/n/r/nLawmaker, Koco Kokedhima, during a parliamentary session.

Deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke dale pas nje seance parlamentare, ku deputetet e opozites kane protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLawmaker, Koco Kokedhima, during a parliamentary session.

Nga Luljeta Progni

Që krimi dhe korrupsioni kanë bashkëjetuar me këtë shumicë këto tre vite, tashmë është fakt. Drejtësia (sado e mangët që është aktualisht në Shqipëri), ka thënë fjalën e saj për praninë e krimit dhe korrupsionit në radhët e deputetëve të Partisë Socialiste.

Deputeti i PKD, Tom Doshi, duke dale i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku eshte vendosur masa e sigurise "Arrest Shtepie" per te dhe deputetin tjeter Mark Frroku. /r/n/r/nLawmaker Tom Doshi, escorted by police forces in the Supreme Court, where is confirmed the security measure "house arrest".

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pak më shumë se një vit pasi erdhi në pushtet, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nisi të bjerrej. Rasti i parë i vështirë me të cilin u përball ishte ai i deputetit Tom Doshi. Në shkurt të vitit 2015 nisi lufta e Tom Doshit kundër Ilir Metës, aleatit të Ramës në koalcionin qeveritar. Doshi hodhi një akuzë shumë të fortë kundër Metës, ai tha se kryetari i Kuvendit kishte porositur vrasës me pagesë për të vrarë atë bashkë me deputetin e PD-së, Mëhill Fufi. Ishte një akuzë shumë e rëndë, të cilën Doshi e kishte paralajmëruar më parë, se dëshmia që do të jepte, do të trondiste themelet e pushtetit. Në të vërtetë ngjarja shkaktoi tronditje në radhët e mazhorancës. Por, siç ndodh gjithmonë çudia në Shqipëria zgjat më pak se “tre ditë”. Nuk kaloi shumë e çështja u mbyll, kur në lojë hynë gjykatat. Tom Doshi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së. Nuk munguan përshëndetjet as nga opinioni i brendshëm e as nga ndërkombëtarët. Por, Rama duhej të sqaronte disa detaje që lidheshin me marrëdhëniet e tij me Tom Doshin. Në një vend normal kjo nuk do të ishte një detyrim vetëm për zgjedhësit e PS, por për të gjithë shqiptarët. Sigurisht, nuk ndodhi asgjë e tillë.

Deputeti i PKD, Mark Frroku, duke dale i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka rrezuar kerkesen e tij per tu liruar kundrejt NJe garancie kulturore./r/n/r/nLawmaker Mark Frroku, escorted by police forces in the Supreme Court.

Në ato ditë kur Tom Doshi plasi bombën e tij, në telashe ishte edhe një tjetër deputeti i mazhorancës, Mark Frroku. Ky i fundit kishte bashkëpunuar me Doshin për të realizuar atë që më vonë u quajt skenari i sajuar. Tom Doshi bashkë me Mark Frrokun u arrestuan pasi prokuroria doli në përfundimin se Doshi e kishte sajuar të gjithë historinë e vrasjes së tij. Pak ditë më pas, Tom Doshi u lirua, por Mark Frroku mbeti në burg. Ai akuzohej edhe për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje e prostitucion. Mark Frroku vazhdon të jetë në burg.

Këto zhvillime brenda shumicës nxitën një aksion politik nga opozita që propozoi ligjin për dekriminalizimin e Kuvendit. Me pranimin e ligjit mazhoranca vuloste faktin se Kuvendi ishte i inkriminuar.

Në valën e deklaratave pompoze të të gjithë palëve për dekriminalizim, një tjetër deputet i PS-së dha dorëheqje të detyruar. Arben Ndoka, i përfolur nga opozita për të shkuarën e tij kriminale, ia lëshoi karrigen parlamentare Eduard Ndocajt, i njohur ndryshe si “Kaubojsi”.

Por si duket, Arben Ndoka e kishte marrë këmbën zvarrë. Mazhoranca u trondit përsëri nga një tjetër ngjarje. Deputeti socialist Armando Prenga, u përplas për çështje të së drejtës të shfrytëzimit të lagunës me një familje në Patok. Prenga qëlloi me armë zjarri pjestarët e familjes Cali, brenda në komisariatin e policisë. Kjo mjaftonte që ai të arrestohej, ndonëse nuk e dorëzoi mandatin e deputetit.

Deputeti Armando Prenga, duke hyre i prangosur ne Gjykaten e Larte, ku pritet te njihet me masen e arrestit, pasi akuzohet per perfshirjen ne konfliktin e armatosur mbremjen e 4 shtatorit ne qytetin e Lacit. /r/n/r/nLawmaker Armando Prenga, enters to the High Court building, after he is arrest after accused of involvement in armed conflict evening of 4 September in the town of Lac.

Dhe vijmë së fundit tek gjunjëzimi i mazhorancës, Gjykata Kushtetuese heq mandatin e Koço Kokëdhimës. Tashmë i zgjedhuri i plotfuqishëm socialist në jug nuk është më deputeti Kokëdhima. Një tjetër akuzë e opozitës u vërtetua nga drejtësia. Një tjetër standart i PS-së ka rënë. Kokëdhima nuk do të jetë në sallën e Kuvendit, pasi ka abuzuar me fondet publike kur kishte mandate politik. Akuzohet se ka fituar 150 tendera publikë për kompanitë e tij. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka legjitimuar faktin se në në radhët e mazhorancës, në grupin parlamentar dhe më keq akoma tek njeriu më i afërt i Ramës, ka korrupsion. Por nuk është kaq e thjeshtë. Koço Kokëdhima ka përfshirë në vorbullën e tij korruptive të gjithë ata zyrtarë që i kanë dhënë atij ato 150 tendera. Nuk është jashtë logjikës përfundimi se këta zyrtarë e kanë marrë garancinë nga deputeti i plotfuqishëm dhe kryeministri për të “falur” tenderat publike, për të cilët Kokëdhima la mandatin e deputetit.

kokedhima ne kushtetueseTani s’ka më dyshime, krimi e korrupsioni kanë bashkëjetuar me Partinë Socialiste këto tre vite në pushtet. Këtë e faktojnë rastet e deputetëve të inkriminuar dhe atyre të korruptuar.

Gjithçka pritet nga Reforma në Drejtësi, është dekriminalizimi i politikës ku përfshihet edhe lufta kundër korrupsionit. Për të zbatuar rigorozisht një reformë reale në drejtësi do të duhet të priten fijet e lidhjeve të politikës me krimin. Nëse kjo ndodh, nuk është çudi që fati i shumicës së elitës politike të jetë i njëjtë me atë të Koço Kokëdhimës, Mark Frrokut apo Arben Ndokës.  Bashkë me ta të njëjtin fat mund të kenë shumë nga opozita, ish-ministra e ish-zyrtarë të lartë të qeverisjes së kësaj partie për tetë vite. Por, duket e pamundur që kjo klasë politike të vulosë kapitullimin e vetvetes. Le të presim e të shohim çdo të sjellë reforma në drejtësi që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi.

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Etiketa: Arben NdokaArmando Prengaedi ramaKoco KokedhimaPS LSi Ilir Metarenia e mazhorancesTom Doshi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Shkëndije Mujaj, një foto të nxehtë për fansat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com