Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës dyditore në Beograd ka dhënë një mesazh për Kosovën e Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, Macron ka theksuar se duhet ndërtuar paqja mes Serbisë dhe Kosovës.
“Mesazhi im nga Beogradi: Ne duhet së bashku të ndërtojmë paqen midis Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Macron.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt.