Lulzim Basha në drejtimin e duhur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha në drejtimin e duhur

22:36 | 05/06/2016
në Uncategorized
0
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he commented on his official visit to the United States of America.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he commented on his official visit to the United States of America.

Rruga në rrugën e Edi Ramës, si të gjejë arsyet e bashkëpunimit me Metën dhe si të mos japë dorëheqje në se i humbet zgjedhjet

Tre ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë dy premtime solemne. I pari është ai i përjashtimit kategorik të bashkëpinimit me LSI-në. “Sa të jem unë në krye të PD-së s’ka koalicion me LSI-në”, ka thënë Basha. Premtimi i dytë lidhet me largimin e tij nga PD, nëse i humbet zgjedhjet, por me kushtin që zgjedhjet të jenë të lira.

“Në PD-në ka një standard, kryetari dhe lideri dha një standard, që unë dua ta ndjek. Shqipëria është sot në listën e vendeve që nuk ka zgjedhje të ndershme. Unë kërkoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse shqiptarët më japin përgjegjësinë, unë do t`i marr ato. Edhe nëse nuk më zgjedhin, unë sërish do të marrë përgjegjësitë”, ka thënë Basha.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

edi ramaËshtë pikë për pikë sjellja e Edi Ramës së pesë viteve më parë. Edi Rama e pati përjashtuar kategorikisht bashkëpnimin me Ilir Metën në koalicion. Të njëjtën deklaratë dhe në të njëjtën hapësirë kohore para zgjedhjeve të 2013, Edi Rama u betua solemnisht se nuk do të bënte kurrë aleancë me Ilir Metën. Por ja që ndodhi e kundërta.

Pas një betejë të ashpër katër vjeçare me Ilir Metën, Edi Rama shkoi e iu fal Metës vetëm e vetëm për të fituar pushtetin.

Betimi i Ramës

Ishte viti 2012, dhe Rama po fliste me pasionin që e karakterizonte se kurrë nuk do të bënte kompromis në kurriz të ngjarjes së 21 janarit. Ishte pikërisht 21 janari një vit pas ngjarjes ku humbën jetën katër protestues socialistë. Rama u betua se kurrë nuk do të bënte aleancë me Ilir Metën dhe se nuk do të shkonte aq poshtë sa të bashkëpunonte me “qelbësirat” vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet.

rama-homazhe-21-janar-2014-640x352_0I ftuar në një intervistë në Ora News nga gazetarja Ilva Tare, më 21 janar 2012, Edi Rama mohoi çdo mundësi për bashkëpunim me Ilir Metën për zgjedhjet e ardhshme. Ai u betua sërish për përkushtimin e tij për zbardhjen e vrasjes së katër protestuesve socialistë. Edi Rama u betua, se kurrë nuk do t’i falte krimet dhe korrupsionin e qeverisë Berisha dhe se kurrë nuk do të bënte qeveri me Ilir Metën. I pyetur nëse do të negocionte me Ilir Metën për bashkëpunim para zgjedhjeve të 2013, Edi Rama u përgjigj prerë: “JO. Në qoftë se pushteti me çdo kusht kërkon bashkëpunimin me çdo hajdut, atëherë është një pushtet që nuk iu duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjëkundi me vizionin tim dhe të Partisë Socialiste”.

Darka “me ngjala” në Gjirin e Lalzit

Homazhe-300x200Por s’kaluan shumë kohë, veç katër muaj dhe më 10 maj 2012, Ilir Meta e ftoi Edi Ramën për një darkë në Gjirin e Lalzit. Takimi mes tyre vinte pas shkëmbimit të akuzave të skajshme. Nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, kjo u quajt “darka e ngjalave”.

Pas këtij takimi akuzat e Edi Ramës ndaj Ilir Metës shteruan. Gjuha mes tyre u moderua dhe kjo justifikohej me momentin e rëndësishëm që ishte në atë kohë vendi, nevojën për zgjedhjen e një presidenti mbi palët. Rama e sqaroi arsyen e takimit të tij me Metën, duke e lidhur pikërisht me zgjedhjen e presidentit.

“Nuk jam takuar me Metën për të rishkruar të kaluarën. Qëndrimet e mia si kryetar i PS, kur kemi mbajtur qëndrime politike, janë të mbajtura në rrethana të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e historisë”, u justifikua Rama.

Marrëveshja e 1 prillit

Me kalimin e muajve drejt fushatës së zgjedhjeve të 2013, po zbuteshin edhe tonet e Edi Ramës kundër Ilir Metës. Por, erdhi sërish 21 janari dhe në këtë ditë Rama e kishte zakon të bënte premtimin e radhës për zbardhjen e vrasjeve dhe vënien para drejtësisë të autorëve .

21-janari-fototTjetër përvjetor i ngjarjes së rëndë të 21 janarit e gjeti në këtë mëndje Edi Ramën: “21 janari ndan dy botë. Dy kuptime të kundërta për qeverinë dhe të qeverisurit. 21 janari ndan dy rrugë të ndryshme për të ardhmen. Drejtësia për 21 janarin nuk u duhet vetëm familjeve të katër burrave, katër baballarëve, katër djemve, katër miqve, katër shqiptarëve të zakonshëm, të cilët sot një vit në 21 janar të vitit 2014, ne do t’i shpallim dëshmorë të atdheut.”

Rama e përsëriti disa herë premtimin e tij duke u betuar se një tjetër gjykim do të kryhet pasi të fitojë zgjedhjet më 23 qershor. Por, erdhi data 1 prill, kur Rama u ul në tryezë me atë, për të cilin ndodhi ngjarja e 21 janarit, dhe atë ditë u mbyll edhe zhurma për zbardhjen e kësaj ngjarje. Meta e Rama nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në koalicion për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

1 prillPas marrëveshjes me LSI-në, kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se 21 janari nuk konsiderohet një çështje e mbyllur për opozitën. “Unë do t’i ftoja të gjithë të pyesnin veten, pse Edi Rama ka kapërcyer aspektin personal? Dhe si ka mundësi që i ka harruar të gjitha këto? Përgjigja e kësaj pyetjeje është se mbase në jetën private mund të ndodhë ndryshe, ndërsa në jetën publike, me përgjegjësinë shumë të madhe të kryetarit të PS-së, në kushtet kur Shqipëria po rrënohet dhe po shkon drejt greminës, ka vetëm një imoralitet, është ai imoralitet që të mos bësh gjënë e duhur, kur është momenti për ta bërë, dhe gjëja e duhur sot, në këtë moment është ky bashkim, për të garantuar jo sigurinë e përkohshme timen, por një fitore, nga e cila dua t’i siguroj shqiptarët që nuk do vijë një pushtet personal për mua, por një transformim për Shqipërinë…”.

Drejtimi i duhur

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ka lidhje me Emiljano Shullazin./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he accused the Prime Minister Edi Rama about Emiljano Shullazi.

Justifikime të tilla mund të gjejë, kur të dojë Lulzim Basha se vendi ka shkuar edhe më keq drejt greminës për të cilën ankohej Edi Rama katër vite më parë. Pra, arsyet që Basha të shkelë betimin e tij, e të bashkëpunojë me Metën për të “mirën” e Shqipërisë, gjenden shumë lehtë. Kur Rama mundi ta gjejë arsyen e bashkëpunimit me Metën duke kapërcyer mbi ngjarjen e 21 janarit, Basha e ka shumë më të thjeshtë. Mjafton të ecësh në rrugën e Ramës dhe i gjen arsyet.

Sa për premtimin tjetër se do të japë dorëheqje nëse i humb zgjedhjet, rruga për ta shmangur këtë premtim është akoma më e thjeshtë. “Hap kutitë ose largohu!”, siç bëri Edi Rama në verën e vitit 2009, kur i humbi zgjedhjet dhe i duhej të jepte dorëheqjen. Ai nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkoi largimin e qeverisë Berisha me parullën: “Hap kutitë ose largohu!”. Është kaq e thjeshtë, një parullë e ngjashme e shpëton Bashën edhe nga dorëheqja, mjafton të ndjekë ekzaktësisht rrugën e Edi Ramës dhe e ka të garantuar drejtimin e duhur.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ka lidhje me Emiljano Shullazin./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he accused the Prime Minister Edi Rama about Emiljano Shullazi.

Etiketa: 21 janariBetimi i BashsBetimi i Ramesedi ramaGjiri i lalzitIlir MetaLulzim BashaMarreveshja Meta-Bashamarreveshja Rama-Meta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kur bëhet … mullar

Kur bëhet ... mullar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com