• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luli si fjalëkryq

00:43 | 21/07/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Shqipëria është një vend qesharak.

Lexo edhe

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ky është i vetmi përfundim që mund të nxjerrësh mbrëmjen e sotme, tek shkruan dy rradhë, të cilat ka gjasë që nesër në mëngjes të jenë krejt jashtë loje, sepse këta mund ta dredhin sërish gjatë natës.

Para se të ulesha i hodha një sy lajmeve të ditës. Ngulmoj të ditës, jo të javës. Ka tituj plot gazmend si fjala vjen:

“Basha: Beteja për standardet e drejtësisë u fitua për Shqipërinë e për çdo shqiptar”

“Nishani: Përgëzoj aktorët politikë për konsensusin. Reforma rëndësi për të ardhmen”

“Pesë garancitë e reformës në drejtësi sipas Berishës”

“PDIU përshëndet konsensusin për reformën në drejtësi”

“PPE: Roli i Bashës qendror në marrëveshjen për reformën në drejtësi”

Dhe në fund, pasdite, pak para se Alban Hoxha të kthehej në hero të Budapestit del lajmi që Lulit ju prish mendja dhe kërkon negociata të reja, për pika të reja ose më mirë: “Upps!!! U talla”.

Çfarë t’i themi garancive të Berishës? Ndjesës së Eduard Selamit që u nxitua? Presidentit që na përgëzoi? Ilir Metës që u lumturua që gjeti marrëveshje? Ambasadorit Lu që i ka rënë pika? Çfarë t’i themi Joseph Daul, i cili ngulmoi të theksonte se Lulzim Basha ka alamet roli në gjetjen e rrugëzgjidhjes së krizës? Çfarë t’i themi zonjës Merkel që dje nuk thirri në telefon Erdoganin, por Lulin? Asaj të paktën t’i paguajmë impulset.

Ah, po i themi, Luli u tall, është shakator, prandaj e ka për zemër që nesër të bëhet kryeministër.

Nëse e kalon gjithë ditën e sotme dhe mbërrin në mbrëmje, kupton që Shqipëria është një vend qesharak, i cili udhëhiqet nga do pupacë. Është i vetmi vend në botë, ku del biri i botës mban një orë e gjysëm fjalim se fitoi, meqë të tërë shkuan pas qerres së tij dhe pas ca orësh thotë: “Jo, por tani që e mola lopën po e derdh kovën me qumësht”. Ky njeri nuk ka respekt për veten e tij, jo më të ketë respekt për ligjvënësit e PD-së, të cilët nesër duhet të bëjnë një nga zgjedhjet më të vështira për një politikan. Nesër ose zgjedhin kaushin e tipit Kim Jong Un, ose dalin nga vatha dhe mbyllin karrierën politike, të paktën në atë parti. E gjitha kjo, vetëm se Luli të lë kopilin në derë, me atë pamjen e tij gaztore, me atë ballë të lartë, me atë portret me tipare mongoloite dhe ato flokë të ngjyer aq shumë në të zez.

Shqipëria është një vend qesharak.

Faik Konica dikur e mbushte gojën dhe thoshte: “Shqipëri të kam dhjerë, si nuk të kuptova një herë”. Hë më, Lul po ti kupton gjë?

Etiketa: Alban HoxhadetashmentFaik KonicafjalëkryqJoseph DaulKim-Jong UnLulzim Bashaqesharak

Të Lidhura

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

nga 27
23:20 | 31/03/2023
0

Ata u martuan në qershor të vitit 2022, por tashmë Sam Asghari dhe Britney Spears besohet se po kalojnë disa...

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

nga 27
23:14 | 31/03/2023
0

Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Përjashtim nuk...

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

nga 27
23:10 | 31/03/2023
0

Amerika është një vend me një popullsi shumë të stresuar. Sipas Institutit Amerikan të Stresit, edhe para pandemisë 94 për...

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

nga 27
23:00 | 31/03/2023
0

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi të premten një paketë ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të nënshkruar më 21 mars...

Para
Qentë le të lehin, gomari shkon përpara

Qentë le të lehin, gomari shkon përpara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com